INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Dikur më shkruante dhe uronte’. Po sot? Ja çfarë thotë Orgesa për Encën [VIDEO]

‘Dikur më shkruante dhe uronte’. Po sot? Ja çfarë thotë Orgesa për Encën [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 14-01-2018

Lojërat e programit “Një kat më lart” janë gjithmonë një moment shumë argëtues me të ftuarit por shpesh edhe burim lajmesh. Orgesa Zaimi zgjodhi rastësisht disa emra këngëtarësh për të komentuar, teksa personazhi i parë që i ra ishte Enca. Moderatori Ermal Peçi e pyeti sesi e shikon ajo suksesin e saj në mediat sociale por edhe më gjërë se kaq.

“Enca ka një fat që ka një staf menaxherial shumë të mirë. Mendoj se ka punuar shumë që të ketë këtë sukses, vëmendje komerçiale. Nuk e kam dëgjuar live” –tha Orgesa.

Ajo tregoi edhe një histori me Encën teksa dikur i shkruante shpesh madje edhe e uronte.

“Ka qenë fansja e ime dhe e Kejsit në Eurovision 2009. Na shkruante, na uronte..” .

Ermali ndërhyri duke i thënë nëse ndodhte e njejta gjë edhe tani.

“Ka qene e vogël atehere, kur u rrit, ndryshoi. Enca nese na shikon:Suksese!”-përfundoi këngëtarja.

Ndiqni të plotë intervistën me Orgesa Zaimi në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521