INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur i cilësonte SHQIPTARËT si njerëzit më të egër, por aktori amerikan sapo u rrëfye: ''Kam dashur të vras një bastard të zi…''

Dikur i cilësonte SHQIPTARËT si njerëzit më të egër, por aktori amerikan sapo u rrëfye: ''Kam dashur të vras një bastard të zi…''

Publikuar më: 20:56 04-02-2019

Të gjithëve na kujtohet aktori i famshëm amerikan Liam Neeson, personazh kryesor i filmit “Taken”, ku është përmendur edhe Shqipëria, si vendi me njerëzit më të egër dhe të pamëshirshëm, madje më shumë edhe se rusët.

Në film madje ishin dy tropojanë, ata të cilët bënë rrëmbimin e vajzës së tij, në Francë.

Tashmë, aktori ka tronditur të gjithë median amerikane me deklaratën e tij. Bëhet fjalë për një moment shumë delikat që ka ndodhur në jetën e tij. Neeson i kishin përdhunuar një të afërm dhe dyshohej se ishte person me ngjyrë, përgjegjësi i këtij sulmi. Menjëherë pasi dëgjoi lajmin aktori reagoi në këtë mënyrë:

“Ka diçka primare, Zoti mos e dhëntë të keni pasur ndonjëherë ndonjë anëtar të familjes tuaj të lënduar nga kriminelët. Por reagimi im ishte i menjëhershëm ishte... e pyeta a e di se kush ishte? Jo. Çfarë ngjyre kishte?

Tha se ishte një person i zi”, u shpreh aktori.

Ai vazhdoi: “Mora një shufër në dorë, dhe shkova në një zonë ku shpresoja se do më afrohej ndokush, më vjen turp ta them, por këtë e kam bërë për një javë duke shpresuar se ndonjë ‘bastard i zi’ do dilte nga PUB-i dhe do kapej me mua për ndonjë gjë. Më kupton? Që ta vrisja”.

“M’u desh një javë a një javë e gjysmë që ta kaloja këtë”, tha Neeson. “Ajo më pyeste, ku po shkon? Dhe unë i thosha do dal të marr pak ajër. Mos ke ndonjë problem? Jo, asgjë”.

“Ishte e tmerrshme, shumë e tmerrshme kur mendoj që e kam bërë një gjë të tillë. Nuk e kam pranuar kurrë, dhe ja ku po ia them një gazetari. Zoti më faltë”, përfundoi Neeson.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678