INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjni vazhdimisht gatimet??? Ka një arsye përse ndodh

Digjni vazhdimisht gatimet??? Ka një arsye përse ndodh

Publikuar më: 14:15 06-06-2018

Me siguri ju ka ndodhur që të digjni gatimin tuaj pasi jeni shpërqëndruar. Dhe studimi më i fundit ju shpjegon se përse jeni gjendur përballë një situatë të tillë kur ndoshta edhe mund të keni patur të ftuar.

Shkencëtarët shpjegojnë se kur ju shpërqëndroheni për pak kohë ose jeni duke u marrë në të njëjtën kohë me një tjetër punë ju humbisni sensin e nuhatjes.Studiuesit konfirmojnë se kjo është hera e parë që provohet ‘zhdukja’ e nuhatjes.

Udhëheqësja e studimit doktoresha Sophie Forster nga Universiteti i Sussex u shpreh se është zbuluar për here të parë se njerëzit nuk arrijnë të nuhasin nëse janë duke kryer në të njëjtën kohë edhe një tjetër detyrë ose shpërqëndrohen.

Por si u realizua eksperimenti?

Personave të marrë në studim iu kërkua të kryenin diçka por dhe të kërkonin brenda dhomës një objekt i cili mbante erë të fuqishme kafeje.

Më pas pjesëmarrësit u pyetën të përshkruanin dhomën dhe nëse e kishin nuhatur erën e kafesë.

Personave të cilët ishin duke u marrë me detyrën e ngarkuar nuk mundën të nuhasnin. Ata u befasuan ku u rikthyen në dhomë dhe zbuluan aromën e fuqishme të kafesë të cilën për pak minuta nuk e ndjen.

Një studimi i tillë sipas specialistëve i hap rrugën testimeve që tregojnë se njerëzit mund të reagojnë menjëherë ndaj aromave kërcënuese si tymi apo gazi.

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893