INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Dielli po plaket duke humbur gradualisht kontrollin mbi planetët[VIDEO]

Dielli po plaket duke humbur gradualisht kontrollin mbi planetët[VIDEO]

Publikuar më: 19:49 01-02-2018

Dielli është afërsisht rreth 4.6 miliard vjeçar dhe kjo tregon se sa më shumë vite të kalojnë ai aq më shumë plaket, dhe ky vjetrim i tij nuk është një shenjë e mirë për ne, pasi me dobësimin e tij dobësohet dhe sistemi ynë diellor.
Sipas publikimeve të fundit të studimeve të NASA dielli me kalimin e kohës po humbet masë e si pasojë orbitat e planetit tonë po zgjerohen.
Ky studim i çojë shkencëtarët e NASA drejt teorisë të Albert Ajnshtajn për relativitetit e përgjithshëm. Sipas Ajnshtajn "objektet e hapësirës si Dielli me kalimin e kohës mund të prishen dhe të dobësohen", teori që është thënë shumë vite më parë por që shkenca tani e vërtetoi.
Studiuesit kanë marrë në studim Merkurin për shkak se ai është planeti më i afërt me diellin dhe është më i ndjeshëm ndaj çdo aktiviteti gravitacional.
Ata vunë re se dielli po humbet gradualisht kontrollin mbi Merkurin dhe se ky i fundit ka ndryshime në pozicion.
Ekspertët shprehen se sa më shumë të plaket dielli aq më shumë do të ulet kontrolli i tij mbi planetet e tjera të sistemit diellor.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00053787231445312
    array(1) { ["section"]=> string(76) "dielli-po-plaket-duke-humbur-gradualisht-kontrollin-mbi-planetet-video-49124" }