INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diabeti dhe astma vrasin më shumë se komplikacionet gjatë shtatzënisë [VIDEO]

Diabeti dhe astma vrasin më shumë se komplikacionet gjatë shtatzënisë [VIDEO]

Publikuar më: 17:52 08-11-2017

Sëmundjet si diabeti apo astma po vrasin më shumë nëna dhe foshnje në Amerikë se sa sëmundjet e lindjes dhe pas lindjes.

Sipas një studimi të fundit nga universitetit i Michiganit këto sëmundje kanë rritur numrin e vdekjeve në krahasim me komplikacionet e lindjeve dhe infeksionet. Sipas raportit vdekjet më të larta janë në zonat e varfra dhe rurale të cilat kanë një mbulim të ulët të siguracioneve, dhe një numër më të lartë të sëmundjeve kronike.

Hulumtimet analizuan rreth 8.2 milionë lindje gjatë 10 viteve te fundit dhe arritën në përfundimin se numri i vdekjeve nga komplikacionet e lindjeve është ulur me 20%.

Tani gjysma e vdekjeve tek nënat dhe foshnjet shkaktohen nga sëmundje që janë zhvilluar para shtatzënisë.

Sipas specialistëve faktorët që po ndikojnë në rritjen e vdekjeve janë stili i jetesës i ulur pa aktivitete dhe obeziteti.

 

Article Logic
Execution time: 0.003046989440918