INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuratat nuk dinë të ndalen për Fjolla Morinën, ja se për çfarë bëhet fjalë...[FOTO]

Dhuratat nuk dinë të ndalen për Fjolla Morinën, ja se për çfarë bëhet fjalë...[FOTO]

Publikuar më: 09:18 14-12-2017

Fjolla Morina është nja nga këngëtaret më të përfolura të showbizzit shqiptar.

Ajo na ka treguar se di si të jetë gjithmonë tërheqëse duke ekspozuar linjat e saj shumë sexy edhe pse tashmë nënë e dy vajzave.

Së fundmi, ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”, ku arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa pati një paraqitje mjaft të mirë me reperin Blake.

Fjolla është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat momentet e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me fansat disa imazhe shumë të veçanta nga përditshmëria e saj, ku mund të duket sikur ky fakt është një rutinë e veçantë që po i ndodh çdo ditë, me pranimin e luleve dhuratë nga dikush.

Fjollës i kanë bërë dhuratë një buqetë gjigande me trëndafila të bardhë, dhe të themi të drejtës jemi habitur paksa teksa e kemi parë Fjollën të postojë shpesh foto me buqeta me lule.

Këngëtarja është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive, teksa ka pozuar me lulet e saj, ndërsa nuk e ka zbuluar personin nga i cili i merr këto dhurata.

Të jetë ndonjë fans i dashuruar pas Fjollës apo ndonjë person i ri të jetë futur në jetën e saj?

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ja lëmë kohës të na tregojë të vërtetat rreth Fjolla Morinës. 

aer_f2j3490rfcaq23.PNG

aer_gk2w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506