INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuratat, më i lumtur kur jepni apo merrni zbulojeni…

Dhuratat, më i lumtur kur jepni apo merrni zbulojeni…

Publikuar më: 14:20 31-12-2018

Jemi në festë dhe të gjithë bëjmë dhurata. Nëse mendoni se keni shpenzuar mos e vrisni mendjen, bërja e dhuratave ju bën më të lumtur sesa të merrni një të tillë. Në këtë përfundim kanë arritur dy psikologë amerikanë. Gëzimi për të dhuruar diçka zgjat më shumë sesa marrja e dhuratës.

Me fjalë të tjera, për të parë dikë që me gëzim shpaketon dhuratat tona gjenerohet një emocion më intensiv dhe më i qëndrueshëm.

Të dy shkencëtarët erdhën në këtë përfundim pas përfshirjes së 100 studentëve universitar dhe rreth 500 njerëzve vullnetarë. Në rastin e parë ata iu dhanë nxënësve 5 dollarë në ditë për pesë ditë rresht; djemtë, të zgjedhur rastësisht, me këto para mund të blejnë diçka për veten e tyre çdo ditë ose t’i dhurojnë ata për bamirësi. Në fund të çdo dite ata duhej të shkruanin shkallën e lumturisë në një copë letre.

Nga analiza statistikore e të dhënave u shfaq se djemtë që dhuruan gjithmonë ruanin të njëjtin nivel të lumturisë, ndërkohë që ata që mund të blinin diçka treguan një shembull zbritës të “gëzimit” të përjetuar.

Në eksperimentin e dytë, dy hulumtuesit morën të njëjtat rezultate si testi i parë, duke përfshirë në këtë rast rreth 500 përdorues të internetit në një lojë online.Ashtu si në eksperimentin e parë, dhuruesit mbajtën lumturinë e mbajtjes së çmimit të vogël më gjatë. Dhurimi , sipa studiuesve , përmirëson reputacionin tonë prosocial dhe përforcon ndjenjën tonë të lidhjes shoqërore dhe përkatësisë në një komunitet, kështu që kur japim diçka, ndihemi kaq mirë.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998