INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunonte vazhdimisht gruan 16 vite më të re, arrestohet vlonjati

Dhunonte vazhdimisht gruan 16 vite më të re, arrestohet vlonjati

Publikuar më: 09:46 02-08-2018

Dhuna në familje është një nga plagët e shoqërisë shqiptare, e cila pavarësish ashpërsimit të dënimit nuk po ndalet. Një 48-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të qytetit të Vlorës, pasi është denoncuar për dhunë psikologjike e fizike, në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij 16 vite më të re.
Njoftimi i policisë:
“Policia prangosi shtetasin Lavdërim V. dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale të “dhunës në familje në mënyrë të përsëritur dhe në prani të fëmijëve”, ndërsa e dhunuara 32-vjeçare identifikohet vetëm me inicialet A.V..”
Rastet e dhunës janë vënë në fokus të strukturave ligjzbatuese. Sipas të dhënave të uniformave blu Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe parandalimin e ngjarjeve që mund të përshkallëzohen edhe me pasoja të rënda.

Article Logic
Execution time: 0.004331111907959