INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohet mjeku infeksionist në QSUT! Reagon Ministria e Shëndetësisë…

Dhunohet mjeku infeksionist në QSUT! Reagon Ministria e Shëndetësisë…

Publikuar më: 11:34 11-02-2019

Një ditë më parë është dhunuar një mjek i Urgjencës së Infektivit nga familjarët e një pacienti. Mjeku me inicialet G.S. është goditur dhe autori është larguar me shpejtësi. Pas denoncimit policia ka nisur hetimet, ndërsa Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dënon dhunën dhe agresionin ndaj mjekëve. Po dhe Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e ka cilësuar aktin si barbar dhe në njoftimin për media, shton se ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal.

"Është barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët. Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale" thotë ministrja Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643