INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohej në sy të tre fëmijëve, 30-vjeçarja telefonon policinë: Më ndihmoni, burri do më vrasë!

Dhunohej në sy të tre fëmijëve, 30-vjeçarja telefonon policinë: Më ndihmoni, burri do më vrasë!

Publikuar më: 10:45 25-09-2018

Një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka kërkuar ndihmën e policisë italiane, pas dhunës sistematike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Ngjarja ka ndodhur në Romano të Lombardisë, ndërsa në pranga ka rënë një 47-vjeçar shqiptar që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, në sy të fëmijëve. Policia mori një telefonatë në mesnatë nga 30-vjeçarja shqiptare, pas ishte dhunuar nga burri gati 20 vjet më i madh se ajo. Madje shqiptari e kishte kërcënuar me vdekje gruan. Policia ka mbërritur me urgjencë dhe ka gjetur çiftin duke u zënë. Aktet e vazhdueshme të dhunës ndodhnin edhe para tre fëmijëve të çiftit; duke e bërë ngjarja është specifikuar me rrethana rënduese. Burri ka qenë i denoncuar më parë nga vetë gruaja për shkak të dhunës. 47-vjeçari në periudhën e fundit kishte filluar të nxitëse edhe të birin 12-vjeçar kundër nënës së tij, deri në atë pikë sa e bënte atë që të mbante qëndrime intolerante ndaj saj. Ata vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë, por shqiptari kishte marrë më herët paralajmërime. Për situatën serioze dhe delikate familjare, periudhën e fundit, ishte në dijeni edhe Qendra Kundër Dhunës të Territorit, e cila është në kontakt të ngushtë me Policinë, pikërisht për të parandaluar çdo situatë që vë në rrezik gruan.

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229