INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dhunë dhe bomba molotov në protestë”, ja çfarë paralajmërimi jep ambasada e SHBA-së në Tiranë

“Dhunë dhe bomba molotov në protestë”, ja çfarë paralajmërimi jep ambasada e SHBA-së në Tiranë

Publikuar më: 17:38 17-05-2019

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e 25 majit që do të mbahet nga opozita kundër qeverisë. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin vendet ku do të mblidhen turmat.

Ambasada u kërkon shtetasve të saj që të kenë kujdes pasi në tubimet e fundit, 11 dhe 13 maj protestuesit kanë përdorur pajisje shpërthyese, bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

“Pikat që duhet të shmangen
Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë)
Zyra e Kryeministrit (Tirana)
Ndërtesa të tjera qeveritare (Në të gjithë vendin)
Rrugët kryesore në të gjithë vendin

Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që të bëhen të dhunshme.

Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën, disa demonstrues kanë përdorur pajisje shpërthyese, molotov dhe gurë.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322