INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna ndaj grave/ Policia arreston dy bashkëshortë

Dhuna ndaj grave/ Policia arreston dy bashkëshortë

Publikuar më: 08:58 11-09-2019

Dhuna ndaj grave nuk po 'shuhet' në vendin tonë. Mësohet se policia ka arrestuar dy persona në Lushnje dhe Fier pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Në Fier është vënë në pranga, D.M, 43 vjeç, banues në Levan. Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.M.

Po kështu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 36 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje"

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848