INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna e burrave ndaj grave s’ka të ndalur në Shqipëri, prangoset një 46-vjeçar

Dhuna e burrave ndaj grave s’ka të ndalur në Shqipëri, prangoset një 46-vjeçar

Publikuar më: 08:50 13-07-2019

Dhuna e burrave ndaj bashkëshorteve të tyre vijon të mbetet fenomen që nuk frenohet dot në Shqipëri. Këtë të shtunë një 46-vjeçar u arrestua nga policia pas denoncimit nga gruaja e tij.

Siç ka njoftuar policia, gruaja ka shkruar në komisariat pas dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, A.SH banues në Mirditë, për dhunë fizike dhe psikologjike.
Burri kërcënonte se do ta vriste gruan, skena të dhunshme në prani të fëmijëve të cilët janë terrorizuar nga dhunë e vazhdueshme.
Pas denoncimit, policia vuri në pranga 46-vjeçarin dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Shërbimet e Policisë shkuan në banesën e A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak
AI do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498