INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhomë për seks dhe ushqime, këto arsye futin në grevë të burgosurit!

Dhomë për seks dhe ushqime, këto arsye futin në grevë të burgosurit!

Publikuar më: 09:13 21-11-2017

Afro 50 të burgosur kanë hyrë në grevë dhe arsye vlerësohen nga punonjësit socialë si njerëzor, pasi ata kërkojnë ushqime më cilësore dhe një hapësirë për marrëdhënie seksuale. Mediat zvicerane, thonë se të burgosurit po refuzojnë të punojnë prej disa ditësh dhe Drejtori i burgut, Thomas Egger e ka konfirmuar lajmin.

Organizatat për ndihmë të burgosurve kanë shprehur mirëkuptim rreth kërkesave të grevistëve duke thënë se moslejimi i kontakteve seksuale të burgosurve është “torturë e bardhë”. Të burgosurit që janë hedhur në grevë thonë se dhomat për intimitet i kërkojnë pasi ata planifikojnë të martohen me partneret që i kanë pasur para se të burgoseshin. "Në mungesë të një hapësire të tillë, atyre u ikën mosha dhe dëmtohen, duke iu shkatërruar edhe familja," thanë më tej punonjësit socialë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028290748596191