INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhomat e tregtisë flasin me një gjuhë të ashpër për ndikimin negativ të situatës politike në ekonomi

Dhomat e tregtisë flasin me një gjuhë të ashpër për ndikimin negativ të situatës politike në ekonomi

Publikuar më: 11:55 20-05-2019

Ekonomia shqiptare këto muajt e fundit është cënuar shumë nga mungesa e stabilitetit politik. Nën një zëri këtë e kanë artikuluar të gjithë krerët e Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe ata të Shoqatave të Sipërmarrjes private në vendin tonë. Ata u mblodhën në një tryezë dhe sqaruan se shumë biznesmen të huaj që duan të investojnë në Shqipëri janë në dilemë. Luan Bregasi ka kërkuar që politika të reflektojë dhe të gjejë rrugët e zgjidhes, pasi kostot negative sa vijnë e rëndohen. 

"Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndonjëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin. Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre, nuk janë në interes të vendit. Ne duam të bëjmë si në biznes. Në kuptimin e një kontrate, e një marrëveshje të gjerë për të mirën e vendit, e presim nga klasa politike shqiptare. Ne jemi në biznes, jo në politikë. Iu rekomandojmë palëve më shumë përgjegjësi për vendin, për ekonominë. Ne nuk ikim nga Shqipëria. Nëse një politikan dështon e ka zgjidhjen, kurse ne sipërmarrësit ku do shkojmë, kemi kontrata, kredi në banka. Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që të zgjidhin situatën,” apeloi kreu i Biznes Albania Bregasi.

Edhe Nikolin Jaka, duke qënë se jemi në prag të sezonit turistik, bëri me dije se pushuesit dhe të ardhurat nga ta do të tkurren.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936