INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhe psikologët po shqetësohen! Ky serial   po rrit numrin e tentativave të vetëvrasjes tek të rinjtë

Dhe psikologët po shqetësohen! Ky serial po rrit numrin e tentativave të vetëvrasjes tek të rinjtë

Publikuar më: 14:03 15-12-2018

Seriali kontrovers i platformës Netflix, 13 Arsyet Pse (13 Reasons Why ) është sërish në qendër të vëmendjes pasi një studim ka dalë në përfundimin se të rinjtë me mendime suicidale janë më të predispozuar për t’i dhënë fund jetës pasi kanë parë serialin.

Seriali është një retrospectivë e jetës së Hannah Baker, një 17 vjeçare e vetvrarë, drama është krijuar bazuar tek novela për adoleshentë me të njëjtin titull. Produksioni i krijuar për adoleshentët është kritikuar edhe më herët për pamjet të cilat portretizojnë vdekjen e personazhit kryesor.

Një studim i publikuar nga revista zyrtare e shoqatës së psikiatërve amerikanë, tregon se adoleshentët me mendime suicidale janë më të rrezikuar pasi shohin serialin. Për të arritur në këtë përfundim, ekipi që ka kryer studimin ka analizuar sjelljen e 87 adoleshentëve nha mosha 10 deri në 17 vjeç.

Adoleshentët janë mbajtur në vëzhgim duke iu monitoruar niveli i stresit, grada e gjendjes depresive si dhe intensiteti i mendimeve suicidale. Ata që kishin parë serialin më pas u pyetën për mendimin e tyre rreth tij si dhe nëse e identifikonin veten me personazhin kryesor.

Gjysma e adoleshentëve, të cilët ishin pjesë e studimit tha se pas episodit të fundit të serialit mendimet e tyre për t’u vetvrarë ishin rritur ndjeshëm. Tetëdhjet e katër përqind e tyre e kishte parë serialin vetëm, ndërsa 80 përqind e adoleshentëve u shprehën se e kishin diskutuar serialin me miqtë e tyre, vetëm 34 përqind pranoi se kishte folur me prindërit rreth tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443