INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet/ Shqiptarja që u vra në sy të djalit 5-vjeç, zbulohet sherri me burrin maroken [FOTO]

Detajet/ Shqiptarja që u vra në sy të djalit 5-vjeç, zbulohet sherri me burrin maroken [FOTO]

Publikuar më: 11:28 31-05-2018

Një krim i dytë brenda familjes ka tronditur Italinë.

Shqiptarja Fjoralba Nonaj 34 vjeç u vra ditën e djeshme në sy të fëmijës 5 vjeç nga ish burri i saj maroken.

Sipas mediave të vendit fqinjë çifti kishte disa muaj që ishin ndarë por që marokeni 35 vjeç nuk e kishte pranuar një gjë të tillë.

Alba-1-2.jpg

Madje e kishte kërcënuar disa herë me jetë por që mesa duket Nonaj nuk e ka marrë seriozisht.

Ditën e djeshme shqiptarja teksa ishte në makinë me të birin 5 vjeç është goditur disa herë me thikë nga ish bashkëshorti i saj.

Pavarësisht se u transportua menjëherë për në spital, viktima s'mundi ti mbijetonte plagëve duke humbur jetën.

34160181_1704184259616908_7262532072512684032_o.jpg

I mituri është në gjendje shoku dhe është nën kujdestarinë e të afërme të viktimës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947