INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja zbulohen mbi 'Terminator: Dark Fate'

Detaje të reja zbulohen mbi 'Terminator: Dark Fate'

Publikuar më: 16:00 04-06-2019

“Terminator Genisys”, jashtë mase i kritikuar, ishte ambientuar në periudhë kohore alternative. Me sa duket, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me “Terminator: Dark Fate”.

Sipas disa detajeve rreth filmit, historia do të zhvillohet pak kohë pas ngjarjeve të “Terminator 2”.

Ishte thënë edhe më parë se “Dark Fate” do të injoronte T3, T4 e T5 dhe mendohej se pas humbjes në filmin e dytë Skynet nuk do të ishte më.

Gjithsesi, do të zëvendësohet nga një grup i quajtur Legion, që do të dërgojnë një Terminator të ri për të vrarë John Connor.

Pasi përballet me të, Dani Ramos (Natalia Reyes, që interpreton shpëtimtaren e re të botës) bëhet shënjestër dhe Rev-9, Terminatori i avancuar i interpretuar nga Gabriel Luna, kthehet për ta eliminuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665