INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Ballsh! Reagimi i fëmijëve

Detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Ballsh! Reagimi i fëmijëve

Publikuar më: 11:31 03-01-2019

Të dhëna të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë ne Ballsh ku 34 vjeçari Gazmend Musta vrau gruan dhe kunatën e tij.

Mësohet se pas vrasjes Musta ka marrë dy fëmijët e mitur dhe ka tentuar të largohet nga banesa. Në dalje të pallatit ai është ndeshur me një patrullë policie.
Fqinjët tregojnë se fëmijët qanin dhe bërtisnin duke i thënë 'çfarë i bëre mamit'.
Çifti jetonte me qera në katin e 5-të të një pallati në lagjen "5 Shkurti" dhe autori ishte emigrant në Greqi.Gazmend Musta, ka shprehur pendesë gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policisë së Fierit.
34 vjeçari ka pranuar se nuk kishte marrëdhënie të mira me prindërit e bashkëshortes dhe se sherri kishte nisur pasi Gentiana kishte kërkuar që të shkonin për vizitë tek familjarët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0031750202178955