INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga jeta e gardistit të 'vetëvrarë'. Nga misionet në Irak deri tek...

Detaje nga jeta e gardistit të 'vetëvrarë'. Nga misionet në Irak deri tek...

Publikuar më: 12:09 02-10-2018

Ariol Mançe ishte gardisti 30 vjeçar që u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës teksa ishte në detyrë mbrëmjen e djeshme.

Sipas burimeve nga garda e republikës, Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë. Ai njihej nga kolegët dhe eprorët si një person i qetë dhe i mbyllur.

Mançe ishte një ushtar i kualifikuar i cili ka qenë edhe pjesë e forcave të armatosura. Arjol Mançe ka shërbyer në disa misione në Afganistan me trupat komando, si dhe ka qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

30 vjeçari nga Përmeti ishte turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se Mançe është vetëvrarë. Kjo bazuar dhe në mesazhin e gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte të atit arsyen e vetëflijimit.

Article Logic
Execution time: 0.0029239654541016