Vetëm në vitin 2016-ën  numri i shqiptarëve që kërkonë azil në vendet e BE arriti në 43. 265, por vetëm 3.17% e tyre janë pranuar. Pra për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët  në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm 1.
Sipas të dhënave nga Eurostat, bie në sy që vendi që ka raportin më të larta të kërkesave të pranuara për azil nga shqiptarët është Italia, ku në 225 kërkesa gjatë 2016-ës janë pranuar 100 prej tyre, ndërsa më të ultin e ka Gjermania, që edhe pse ka marrë 32 mijë e 100 kërkesa ka pranuar vetëm 170 prej tyre. Italia për 2016-n ka pranuar vetëm 39% të totalit të kërkesave për azil. Po gjithësesi numri i kërkesave për azil në Itali ka qenë shumë herë më i ulët se në Gjermani. Për çdo 150 kërkesa për azil në Gjermani, bëhej një kërkesë në Itali.
Pas Italisë numrin më të lartë të pranimit të kërkesave për azil e mban Anglia, ku në 1.090 kërkesa janë pranuar 235 prej tyre apo 21.5 për qind e totalit.  E treta në renditje për kërkesat e pranuara është Franca, i cili është dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Nga 5,330 kërkesat për azil janë pranuar 750.
Më pas renditen, Austria me 3.5% të kërkesave të pranuara, Suedia me 3.41% dhe Irlanda me 2.9%.

Published in INNEWS

Në pavionin e infektivit në QSUT numri i pacinentëve që i drejtohen urgjencës gajtë stinës së verës ka qënë shumë i lartë. Ditët e fundit IN Tv mësoi se ai ka shkuar mesatarisht 100 pacientë në ditë, por shumica e tyre kanë marrë vetëm shërbimin e urgjencës dhe kanë shkuar në shtëpi e pak janë shtruar në pavion. Gati gjysma e pacientëve kanë patur shenja të hemimit nga ushqimi, pasi në stinën e verës konsumimi i ushqimeve jashtë kushteve higjeno - sanitare shton problemet në organizëm dhe të tjerë janë prekur nga virozat e stinës. Sipas burimeve të IN Tv në spital një pjesë e madhe e pacintëve kanë thënë se kanë blerë akullore apo dhe ushqime nëpër fast-foode e pas disa orësh kanë shfaqur shenjat e hemimit. Disa nga ta e kanë kaluar jo vetëm me djarre dhe të vjella, por dhe me temperaturë të lartë. Raste të ngjashme janë shënuar dhe tek urgjenca e pediatrisë. Po në krahasim me vite më parë mjekët thonë se raste nga hemimet janë më të ulta. Gjithësesi vendet ku ka shumë grumbullim si restoratet e dasmave këtë vit kanë shënuar një numër të lartë të të helmuarve e dje një rast i tillë u shënua në Durrës ku në spital shkuan 50 dasmorë me shenja të helmimit.

Published in INNEWS

Edhe pse shqiptarët për arsye gjeografike apo dhe çmime të arsyeshme zgjedhin për të pushuar më shumë Turqinë dhe Greqinë këtë vit kanë nisur të kërkojnë dhe destinacione të reja. Sipas Shoqatës së Turoperatorëve për herë të parë këtë vit grupe turistësh shqiptarë kanë pushuar dhe në një plazh shumë atraktiv në një qytete të vogël të Spanjës.
Besnik Vathi në një intervistë për IN News thotë se së fundmi Costa Brava është shumë e preferuar nga shqiptarët.
Vathi gjithashtu thekson se në mënyrë individuale shqiptarët me të ardhura të larta kanë lëvizur thujase në të gjithë botën dhe në plazhe me çmime të kripura.

Published in INNEWS

Pas tre muajve në detyrë sot në mesditë zyrtarisht janë dorëhequr të gjithë ministrat teknikë të PD dhe zëvendëskryeministrja.
Mësohet se Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.
Ndërsa Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu pas tre muajve në detyrë, ministrant teknikët të PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI. Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit. Kabinetet ministrore do të drejtohen deri në shtator nga zëvendësministrat.

Published in INNEWS

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike që dhanë dorëheqjen formale kanë publikuar dhe raportin e zgjedhjeve ku dhe kanë konstatuar me dhjetra problem.
Ku më e rënda është se në zgjedhje janë angazhuar grupe të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve të ndryshme politike, kryesisht në Dibër, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër. Kritika janë lëshuar dhe në drejtim të policisë së shtetit, që sipas raportit ata s’kanë qënë eficientë në parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor. Edhe koordinimi mes policisë dhe ministrive nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i takon monitorimit të sjelljes së administratës gjatë fushates elektorale. Edhe shitblerja e votës ishte një fenomen i përhapur, pasi dhe punonjës të nivelit të lartë të administratës dhe punonjës të policisë ishin të përfshirë në këto afera. Ndaj është rekomanduar që të merren masa për të gjetur përgjegjësit në strukturat e policisë. Zv kryeministrja dhe ministrat teknik si dhe policia e shtetit kanë dërguar në prokurori rreth 110 persona si të dyshuar për kryerje të veprave penale gjatë zgjedhjeve dhe janë në proces hetimi.
Sipas raportit nënpunësit e administratës shteterore janë përfshirë në fushatë, por dhe rekomandohet që KLSH të auditojë të gjitha punësimet apo shkarkimet e kryera gjatë periudhës zgjedhore.
Gjithashtu rekomandohet që të bëhet një ndryshim ligjor që të ndalohen lëvizjet në administratë 6 muaj para zgjedhjeve.
Për këtë akt dhe aludimet për një bashkëqeverisje të mundëshme në shtator Rama Basha ka reaguar dhe deputeti i PD Tritan Shehu.
“Fundi i një spekulimi kukuvajkash ndaj PD-së. Do largohen apo jo ministrat teknikë të PD nga Qeveria, do të ketë koalicion PD-PS, apo ndonjë prej tyre do të vazhdojë në Qeverinë Rama 2!? Ishin "fantazitë" e kësaj vere. Besoj se mbas dorëheqjes formale dhe deklaratave dinjitoze të ministrave, ka ardhur koha që këta "orakuj" së paku të heshtin, për t'i lënë vendin të vërtetës,” shkruan në FB Shehu.

Published in INNEWS
Thursday, 17 August 2017 16:44

Helmohen dhjetra dasmorë[VIDEO]

Afro 50 persona janë helmuar nga ushqimi dhe i janë drejtuar spitalit të Durrësit madje disa dhe në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ata kanë thënë se kanë qënë në një dasëm në Shijak.
Disa nga ta kanë marrë shërbim shëndetësor të menjëherëshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 12 të tjerë, janë ende të shtruar në repartin infektiv.
Mjekët thonë se tek pacientët janë shfaqur diarre dhe temperaturë e lartë dhe aktualisht situata e tyre është nën kontroll.

Për ngjarjen është lajmëruar Drejtoria e Higjienës, që dyshon se shkak janë ushqimet e mbajtura jashtë kushteve higjenosanitare. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar dhe mostra të ushqimit që kanë konsumuar dasmorët, por nga lokali iu është thënë se nuk kanë më asnjë të tillë.

Tashmë pritet përfundimit i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit. Nëse do të vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren masa administrative ndëshkuese ndaj pronarit të lokalit.

Published in INNEWS
Thursday, 17 August 2017 16:13

ISHTI, gjoba në masë restoranteve[VIDEO]

Pas ngjarjes tragjike të disa javëve më parë në një resort në Velipojë ku humbi jetën dhe pronari për shkak të shpërthimit të gazit nga një bombul që mbahej jashtë kushteve teknike, Inspektorati Shtetëror Teknik ka shtuar kontrollet. E të paktën 50 subjekte që ushtojnë aktivitet me objekt hotelerinë apo restorante kryesisht në zonat bregdetare janë gjobitur muajin e fundit.
Të dhënat e publikuara nga ky Inspektorat tregojnë se gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë në 1 milionë lekë. Arsyeja e vendosjes së këtyre gjobave lidhet në një pjesë të vogël me mungesë dokumentacioni, por pjesa më e madhe lidhet me mospatje leje për rezervuarët e gazit të lëngshëm.
Pothuajse shumica e subjekteve kanë zgjedhur si variant përdorimin e gazit sidomos në kuzhina, ç’ka u rezulton me një kosto më të ulët sesa përdorimi i energjisë elektrike, por për të instaluar këtë sistem duhet të merret miratim paraprak.
Totali i gjobave të vendosura kap vlerën 10.7 milionë lekë dhe është numri më i lartë i gjobave i vendosur përgjatë gjithë muajve të këtij viti.

Published in INNEWS

Një udhëzues në lidhje me pushimet jashtë vendit nëse e ndiqni me vëmendje do tju nxjerrë nga ndonjë situatë e pakëndëshëm. Nëse jeni me pushime në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Spanjë, Kroaci, kujdes me bakshishet nëpër hotele, apo kur të shkoni në restorante. Pasi nëse nuk i njihni praktikat e bakshishit që ndjekin këto vende mund të bëni figurë të keqe dhe të rrezikoni të mos merrni shërbim cilësor.
GoCompare.com, portal i cili në fokus ka krahasimin e çmimeve për shërbime të ndryshme në mbarë botën, ka publikuar guidën se sa bujarë duhet të jemi në disa prej destinacioneve kryesore turistike.

Mbi të gjitha duhet të mësoni të thoni faleminderit.

Në Greqi
Në restorante bakshishi nuk është i detyrueshëm, por zakonisht njerëzit rrumbullakojnë shumën e tarifës së tyre, veçanërisht kur paguajnë me para në dorë. Në hotele duhet të lini 1 euro për portierin që do t’ju ndihmojë me valixhet. Ndërsa për sa i përket pastrueseve bakshishet nuk janë të nevojshme.

Në Itali
Restorantet bakshishi është automatikisht i përfshirë në faturë dhe është i përcaktuar edhe në menu. Rrumbullakoseni faturën në rast se shërbimi që keni marrë është i mirë. Në lokale lini bakshish mbi 1 euro. Ndërsa bakshishet për shoferët e taksive nuk janë të  zakonshme. Në hotel portierit  për çdo çantë mund t’i lini bakshish 1-3 euro. Mirëmbajtëseve mund t’i jepni 1 euro çdo ditë, apo 4-6 euro në një javë.

Në Turqi
Në restorant është zakon që në restorant të lësh bakshish 10 deri në 15 për qind të shumës së faturës. Gjithashtu duhet të lini bakshish edhe për mirëmbajtëset e dhomave të hotelit.

Në Francë
Në restorantet e thjeshta, përfshirë dhe kafenetë, mund të japësh 1 euro bakshish për çdo 20 euro që konsumon, ose 5% të faturës në restorantet më të njohur. Në bare, kamerierët duhet të marrin 1 deri në katër euro bakshish për shërbimin. Në hotel për portierin duhet të lini 1 deri në 2 euro për secilën çantë. Mirëmbajtja e dhomave: 1 deri në 2 euro çdo mëngjes. Shërbimi në dhomë: 1 deri në 3 euro, pavarësisht faturës së shërbimit që keni marrë.

Në Spanjë
Në restorante: Bakshishi i zakonshëm është 5-10%, ndërsa në bare rrumbullakoseni me 1 euro. Bakshishet për portierët e hotele janë 0.5 euro për çantë, kurse shërbimi në dhomë 0.5 euro. Mirëmbajtëseve  mund t’i lini bakshish 0.5 euro çdo mbrëmje.

Në Kroaci
Në shumicën e rasteve, bakshishet dhe taksat janë të përfshira në faturë, kështu që nuk do të jetë e nevojshme që të lini diçka ekstra. Në restorante vetëm në rast se mendoni se shërbimi meriton një bakshish ju mund të lini 10% të faturës. Në bare mund të lini bakshish kusurin ose mund të rrumbullakosni faturën. Në hotel portierit mund t’i lini një bakshish 0.5-1 euro.

Published in INNEWS

Edhe ushqimet mund të na vrasin. Në këtë rrezultat ka arritur OBSH teksa publikon statatistikat e sëmundjeve diarreike të shkaktuar nga ushqimi dhe uji që vrasin 2 milion njerëz çdo vit në botë. E shumica e tyre për fat të keq janë fëmijë.
Janë përllogaritur se 3 % e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi çojnë në probleme kronike shëndetësore. Nga ato të veshkave, hepatitet, çrregullimet neurologjikë apo kanceri. OBSH thotë se ka 200 sëmundje infektive që shkaktohen dhe shpërndahen nëpërmjet ushqimit dhe parandalimi i tyre është një sfidë për të gjithë autoritetet shëndetësore në botë.
E njerëzit që jetojnë në varfëri janë më të pambrojturit nga rreziqet ndaj sëmundjeve me prejardhje nga ushqimet, por ndryshimet demografike dhe mjedisore, si plakja e popullsisë, migracioni në rritje, emergjencat, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet e jashtëzakonshme të motit po vënë në rrezik gjithmonë e më shumë popullsinë. Ndryshimet në stilin e jetesës, duke përfshirë urbanizimin, udhëtimet, ngrënien e më shumë ushqimeve jashtë shtëpisë dhe prirjet e reja ushqimore gjithashtu po rrisin riskun ndaj sëmundjeve me origjinë nga ushqimet.

Published in INNEWS

Në vendin tonë është zbuluar nga një ekspert i huaj një substancë, që përdoret në bujqësi shumë i rrezikshëm për brezat që do vijnë. Ekperti Alban Zusi thonë në një intervistë për IN News se kimikati trashëgohet, pasi qëndron në ADN e njeriut dhe dëme iu shkaktohen më shumë brezave me rradhë.
Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë thotë se të paktën vitet e fundit më siguri kanë prodhimet që vijnë nga jashtë me argumentin se ato të paktën në vendet e tyre e kanë kaluar sitën e kontrollit.
Fermerët shqiptarë abuzojnë me prodhimet për hir të fitimeve. Ekspertë thonë ata duan, që ato të rriten apo piqen shpejt e për këtë përdorin kimikate të ndryshme deri të ndaluara në botë.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll