Çokollata ka cilësi të panumërta dhe kjo gjë na shkon shumë për shtat, edhe pse më pas “përndiqemi” nga ideja e kilogramëve të tepërt. Çokollata i bën mirë shëndetit nënvizon “Business Insider”, e cila ka listuar 5 arsye të mira për të cilat mund të biem në tundim. Këto arsye të mira janë rezultat i studimeve shkencore.

1. ÇOKOLLATA ËSHTË ANTIOKSIDANT I SHKËLQYER

Dihet që çokollata përmban flavanolë, që favorizojnë oksigjenimin e lëkurës. Por kujdes, është mirë të keni parasysh se ka çokollata e çokollata! Më mirë preferoni çokollatën fondente me të paktën 70% kakao sesa çokollatën me qumësht, plot me sheqer dhe yndyrë. Gjithçka varet edhe nga proceset e prodhimit të çokollatës. Përzgjidhini me kujdes çokollatat që do të konsumoni.

2. KA VEPRIM POZITIV KUNDËR SËMUNDJEVE KARDIOVASKULARE

Si është e mundur kjo? Duke rritur mikrobet e mira të florës së zorrëve. Falë një procesi fermentimi, çokollata zhvillon procese antiinflamatore dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

3. UL TENSIONIN E GJAKUT

Studiues të shumtë i kanë bazuar studimet e tyre mbi këtë cilësi, duke analizuar në veçanti zakonet e shqyerjes mbi një tribu indianësh të Amerikës Qendrore. Pas studimit ekspertët arritën në përfundimin se këta indigjenë pinin nga 3 deri në 4 filxhanë kakao në ditë, duke përmirësuar tensionin e gjakut. Ka edhe shumë studime të tjera që arrijnë në të njëjtin përfundim.

4. NDIHMON NË LUFTËN KUNDËR RËNIES SË HEKURIT NË GJAK

Çokollata është më e mirë se spinaqi? Një studim tregon se 100 gramë spinaq të pjekur kanë rreth 3.5 mg hekur… në rastin e çokollatës, për këtë racion sasia e hekurit është tri herë më e lartë.

5. ÇOKOLLATA I BËN MIRË HUMORIT

Përveçse dhuron kënaqësi të madhe gjatë konsumimit, çokollata përmirëson edhe gjendjen e humorit. Na bën më të qetë dhe të lumtur.

Published in MED+

Fjala “endorfinë” do të thotë “morfinë brenda trupit”. Endorfinat janë proteina të prodhuara nga hipotalamusi dhe gjendrat e hipofizës. Endorfinat janë të lidhura ngushtë me receptorët opioide të qelizave cerebrale, veçanërisht në talamus dhe në sistemin limbik dhe pengojnë pajisjen e transmetimit nociceptiv (dhimbjet), të sistemit nervor qëndror, që ndikon tek emocionet dhe sjellja.

Me fjalë të tjera, këto kimikate të trurit shkaktojnë një ndjenjë pozitive në trup. Ka disa mënyra që mund të rrisin prodhimin e endorfinës, e quajtur ndryshe “hormon i lumturisë”, që do të na ndihmojë të ndihemi shumë më mirë. Në vijim të këtyre rekomandimeve, ne të gjithë mund të përjetojmë humor të mirë dhe një opinion shumë pozitiv për jetën.

1.QESHNI

E qeshura ju ndihmon në rritjen e imunitetit, zvogëlon hormonet e stresit, prodhon një ndjenjë të mirëqenies dhe, natyrisht, lirimin e endorfinës. Konsideroni këtë: fëmijët qeshin rreth 300 herë në ditë, ndërkohë që shumica e të rriturve qesh rreth pesë herë në ditë. Është koha që ne të rriturit të ngushtojmë këtë hendek.

2. KRYENI MARRËDHËNIE SEKSUALE

Hulumtimet tregojnë se aktet e intimitetit, si prekja, përkëdheljet dhe marëdhëniet ndihmojnë në reduktimin e hormoneve të stresit. Çaste të tilla intime janë thelbësore jo vetëm për një marrëdhënie, por për shëndetin tonë dhe ndjenjën e sigurisë. Për më tepër, intimiteti stimulon lirimin e endorfinës në tru.

3.HANI ÇOKOLLATË

Çokollata është e shëndetshme për zemrën, ul kolesterolin, inflamacionet dhe çon në lirimin e edorfinës. Lajme të tjera pozitive është se ne duhet të hamë vetëm një sasi të vogël, rreth një ose dy porcione të vogla në ditë, për të realizuar këto përfitime.

4.HANI USHQIM ME ERËZA

Përveç lirimit të endorfinës, ushqimi me erëza ndihmon në vrasjen e baktereve dhe rrit funksionin e sistemit imunitar.

5.DËGJONI MUZIKË

Natyrisht, ky efekt është shumë më i theksuar kur dëgjojmë muzikë, që përputhet me preferencat tona.

Published in MED+
Wednesday, 20 September 2017 16:17

Efektet mahnitëse që përfitoni nga uji me limon

Uji me limon në mëngjes është shumë i shëndetshëm. Sapo zgjoheni në mëngjes, trupi ka nevojë të furnizohet me ujë, ndaj është e këshillueshme që ta konsumoni me gjysmë kokrre limon të shtrydhur. Mos pini ujë të ftohtë nga frigoriferi, por nga temperatura e ambientit ose për efekt më të mirë, uji duhet të jetë i vakët. Ka shumë arsye pse duhet ta pini ujin me limon, ndaj kemi përzgjedhur disa përfitime prej tij…

SHËRON INFLAMACIONET

Nëse pini rregullisht ujë me limon, do të minimizoni aciditetin e trupit, që është përgjegjës për inflamacionet. Limoni ndihmon në eliminimin e acidit urik në kyçe, që është një nga shkaktarët kryesorë të inflamacionit në organizëm.

NDIHMON PËR T’U DOBËSUAR

Falë përmbajtjes së lartë me fibra pektini, lëngu i limonit zbut ndjesinë e urisë, sidomos kur ju pëlqejnë ushqimet jo të shëndetshme. Sipas një studimi të botuar në “Journal of American College of Nutrition”, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm Vitaminën C (dhe limoni është i pasur me këtë vitaminë), janë më të prirë për t’u shëndoshur. Me sa duket, Vitamina C ndihmon për të djegur më shumë yndyrna gjatë aktivitetit të rregullt fizik, si: ecja apo lëvizja për të paktën një orë në ditë.

KA EFEKT DETOKSIFIKUES

Limoni ka veprim pastrues, sepse largon toksinat nga trupi, duke i tërhequr si të jetë magnet. Në këtë mënyrë, përmirëson funksionin enzimatik, duke stimuluar mëlçinë për të kryer funksionin e saj “pastrues” për trupin.

FORCON SISTEMIN IMUNITAR

Vitamina C e bën më të fuqishëm sistemin imunitar, është i nevojshëm kur jeni shumë të stresuar dhe stresi konsumon rezervat e trupit me Vitaminë C.

Është një ndihmës shumë i rëndësishëm kundër infeksioneve virale dhe çliron aparatin e frymëmarrjes: përmirëson proceset e cikatrizimit të të gjitha indeve, sidomos ato epiteliale.

PËRMIRËSON TRETJEN

Lëngu i limonit, jo vetëm përmirëson tretjen, duke favorizuar largimin e toksinave nga aparati tretës, por ndihmon në zbutjen e problemeve me tretjen si: urthi, fryrja e stomakut, reflukset.

I DHURON BUKURI LËKURËS

Antioksidantët që gjenden te lëngu i limonit kanë një veprim antimoshë në lëkurën e fytyrës dhe të trupit. Ato luftojnë radikalet e lira, që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme (njollat, rrudhat etj.) duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, i cili i mban indet elastike. Gjithashtu, limoni i dhuron lëkurës një ngjyrë rozë dhe i jep fytyrës një pamje plot shëndet.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E MISHRAVE TË DHËMBËVE

Shpesh mishrat e dhëmbëve të enjtura dhe me plagë mund të varen nga mungesa e Vitaminës C. Por pasi të pini ujë me limon në mëngjes, mos harroni që të lani dhëmbët, pasi acidi citrik mund të gërryejë smaltin e tyre.

BURIM I SHKËLQYER POTASIUMI

Falë përmbajtjes së lartë me potas, limoni ndihmon të ruani shëndetin e të gjithë organizmit. Mungesa e potasiumit sjell dhimbje muskulare dhe për pasojë atrofi, depresion dhe pagjumësi, dhimbje kockash e kyçesh, lodhje, probleme me kapsllëkun, shqetësime nervore dhe probleme kardiake. Përveç se te limoni, potasin mund ta gjeni edhe në ushqime të tjera si: fasule, spinaq, patate, kajsitë e thata, banane, salmon, avokado, kërpudha, etj.

DHURON ENERGJI

Kur përthithet nga organizmi, lëngu i limonit i dhuron trupit energji, pasi ndihmon edhe në uljen e ankthit dhe të depresionit. Madje, për më shumë përfitime, edhe aroma dhe ngjyra e limonit kanë një efekt qetësues për sistemin nervor.

Published in MED+

Nëse sapo keni mbaruar stërvitjen apo keni ngrënë një hamburger me shumë qepë dhe salcë me hudhra, gjasat janë që të kundërmoni një erë të shpifur, që vihet re sapo hyni në dhomë. Në shumë raste, një dush i shpejtë, hedhja e një deodoranti apo larja e dhëmbëve mund t’ju shpëtojë nga kjo situatë e sikletshme. Por, në raste të tjera nuk është kaq e thjesht. Kjo sepse era e trupit mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese e ndonjë sëmundje. Sipas një studimi suedez, disa sëmundje mund të prodhojnë një erë të veçantë, shumë të shpifur. Këto 5 aroma të trupit nuk duhet t’i injoroni kurrsesi, pasi paralajmërojnë për një problem serioz të shëndetit.

FRYMË ME SHIJE FRUTASH TË KALBURA (ACID) – SIMPTOMË E DIABETIT

Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, mund të vuani nga një formë e diabetit e quajtur ketoacidosis diabetik (DKA). Kjo është më e shpeshtë tek njerëzit që vuajnë me diabet të tipit 1, por nuk përjashtohen as ata me diabet të tipit 2. Ja çfarë ndodh në këtë rast: Trupi nuk krijon energjinë e nevojshme për të funksionuar siç duhet, prandaj fillon të zbërthejë acidet yndyrore për energji. Kështu formohen substanca kimike acidike të quajtura ketone në gjak. Një nga acidet kryesore, aceton (i njëjti përbërës që gjendet tek heqësi i manikyrit tek thonjtë) mund të lërë një aromë acidi apo fruti të kalbur në frymëmarrjen tuaj. Mund të mos e vëreni atë, derisa dikush t’jua diktojë. Ndërsa mjekët mund ta nuhasin menjëherë.

ERË TË KEQE TË KËMBËVE: INFEKSION MYKOTIK I KËMBËS

Nuk largohet era e keqe e këmbëve edhe pse i lani këmbët dhe i ndërroni çorapet shpesh? Duhet të fajësoni infeksionet fungale. Nëse lëkura përreth gishtave është e thatë, e plasaritur, e skuqur apo me flluska, mund të keni infeksion mykotik të këmbës. Kjo shkaktohet nga bakteret dhe myku i formuar në lëkurë dhe gishtat e këmbëve, si pasojë e lagështirës.

JASHTËQITJA ME ERË TË RËNDË – SIMPTOMË E INTOLERANCËS USHQIMORE

Në rastet kur zorra e hollë nuk prodhon mjaftueshëm sasi të një enzime të quajtur laktazë, ajo nuk mund të tresë laktozën, një lloj sheqeri që gjendet tek produktet e qumështit, shkruan Shendeti. Prandaj, zorra e hollë e kalon laktozën direkt në zorrën e trashë, në vend të qarkullimit të gjakut, dhe fermentohet nga bakteri i zorrës. Kështu mund të shkaktohet era e rëndë tek jashtëqitja, fryrja e barkut dhe gazra me erë të keqe.

ERA E RËNDË E URINËS – SIMPTOMË E NJË INFEKSIONI URINAR

Infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojnë një erë të rëndë dhe shumë të keqe të urinës. Kjo ndodh pasi bakteret, sidomos bakteri E. coli, hyn në traktin urinar dhe uretrën. Më pas ato shumëfishohen në fshikëzën e urinës.

ERA E KEQE E GOJËS – APNEA E GJUMIT

Nëse ju vjen erë e keqe nga goja çdo mëngjes, edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, mund të sinjalizojë për probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit. Në këtë rast merrni frymë me gojë dhe jo me hundë, dhe shkakton tharje të gojës dhe gërhitje. Është mirë që apnea e gjumit të diagnostikohet herët, pasi lidhet me sëmundje të tjera, si diabet tension i lartë i gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Published in MED+

Në bazë të profesionit është e mundur, në fakt, të zgjidhni një dietë të tillë, në mënyrë që ushqimi të japë energjinë e nevojshme për të mund të përballuar gjithë ditën. Këtë e pohon serena missori, specialiste në endokrinologji dhe regjim ushqimor në universitetin “La Sapienza” në Romë. Më poshtë vijojnë këshillat e saj për një regjim ushqimor në bazë të punës që bëni, duke mos harruar edhe disa këshilla kundër stresit, duke nisur me një aleat që nuk vihet në dyshim, bajamet.

Njerëzit që punojnë në zyra

Ata kalojnë shumë kohë pa lëvizur. Për pasojë kanë tendencë në moseliminimin e ujit në këmbë, gjë që sjell fryrje të kyçeve të këmbëve dhe dhimbje në pjesën e prapme të gjunjëve. Kanë një tretje të ngadaltë për shkak të pozicionit dhe lëvizjeve të pakta, shpesh kanë mpirje të qafës dhe shpatullave për shkak të qëndrimit të detyruar. Këshillohet të pinë çaje bimorë dhe dezintoksikues, si dhe të hanë gjatë drekës ushqime jo të rënda, të përbëra nga drithëra integrale, proteina të thjeshta dhe barishte me gjethe të vogla për një tretje më të lehtë, të shoqëruara me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe fara linoje të pasura me yndyra omega 3 antiimflamator.

Ata që punojnë me turne

Ata që kanë një punë me turne, si p.sh., mjekët, infermierët, shoferët (taksistët, kamionistët), pilotët, duhet të hanë edhe gjatë turneve të natës, të paktën çdo 3-4 orë, për të pasur energji të mjaftueshme dhe për të mos pasur rënie të fuqisë, për të luftuar lodhjen dhe stresin. Këshillohet thyerja e urisë me ushqime që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe lipide. Në këtë mënyrë, organizmi do t’i tretë lehtësisht këto ushqime dhe ju jep mundësinë ta zhvilloni më së miri punën tuaj. Në fund të turnit, konsumoni një mëngjes të bollshëm, mundësisht të kripur, të pasur me fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina dhe përpiquni të çlodheni së paku për dy orë për të ulur prodhimin e hormoneve të stresit, para se të rifilloni aktivitetet e mëtejshme.

Shtëpiaket

Ato bëjnë punët më të lodhshme fizikisht, me konsum të lartë kalorish. Megjithatë rrezikojnë të shtojnë në peshë për shkak të vakteve të çrregullta, si për aspektin e kohës, si për sasinë. Shpesh hanë ndërkohë që gatuajnë apo përfundojnë ushqimet e lëna në pjata nga fëmijët e tyre. Këshilla është që të shmangni matjen me sy dhe të keni gjithnjë parasysh sasinë e ushqimeve për të cilën ka nevojë çdo pjesëtar i familjes në mënyrë që të mos mbeten. Ato nuk duhet ta shmangin mëngjesin, por ta konsiderojnë si vaktin kryesor të ditës dhe ta bëjnë të pasur me fibra, karbohidrate, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Mundësisht të hanë herë pas here fruta të freskëta të stinës dhe vaktet këshillohet që të përmbajnë proteina të lehta dhe perime barishtore.

Profesionistët e pavarur

Shpesh vuajnë nga stresi. Kanë tendencën të shmangin vaktet dhe të hanë kur munden, duke mos respektuar oraret, vuajnë nga pagjumësia, janë vazhdimisht në gjendje nervozizmi e gjithmonë të shqetësuar për performancën e tyre, shkruan Shije. Dieta e tyre duhet të jetë rigoroze: mëngjesi duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese që t’u sigurojë një qëndrueshmëri të rezervave të energjisë për të përballuar pjesën më të madhe të ditës, ndërsa darka duhet konsumuar ngadalë e qetësisht, mundësisht para orës nëntë. Mëngjesi duhet të jetë i bollshëm, por me ushqime cilësore, mundësisht konsumoni gjërat e kripura (jo të ëmbla). Në drekë zgjidhni sallata të ndryshme, ndërsa në darkë supa të ngrohta ose të ftohta me bishtajore (fasule, thjerrëza, bizele, etj.), barishtore ose drithëra integrale, mish ose peshk të freskët. Për të luftuar stresin dhe për të fjetur mirë këshillohen suplementet me melatoninë, po ashtu edhe bajamet të pasura me magnez, që është si një qetësues. Çaji me murriz në darkë këshillohet për të qetësuar gjendjen e ankthit dhe stresit të grumbulluar gjatë ditës.

Published in MED+

Ushqimi që konsumojnë ka një impakt të madh në trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, ekspertët kanë treguar se më shumë se ushiqmi është koha kur hamë që ndikon më tepër. Edhe pse shumë prej nesh hanë ekstremisht shëndetshëm, studimet thonë se nuk ka asnjë efekt nëse e konsumojmë vaktin shumë afër orarit për gjumë apo kur kalon shumë kohë nga një vakt tek tjetri.
E gjita lidhet me metabolizmin dhe tretjen e ushqimit.

Pavarësisht se në internet mund të gjeni plane dhe dieta se sa dhe kur duhet të hani, asnjë mund mund të merret parasysh pasi secili prej nesh ka një program të ditës ndryshe.
Metabolizmi jonë ndikohet nga ora e trupit. Për disa, kjo orë është standarte nga nata në ditë. Por për ata që punojnë në turnin e natës nuk është aq e thjeshtë.
Atëhere kur duhet të hani?

Nëse zgjoheni në orën 07:00 dhe shkoni në shtrat rreth orës 11:00
Mëngjesi: 08:00
Dreka: 12:00
Midis vaktesh: 15:00/16:00
Darka: Jo më vonë se 20:00

Nëse zgjoheni në orën 10:00 dhe shkoni në shtrat rreth orës 2:00
Mëngjesi: 11:00
Dreka: 15:00
Midis vaktesh: 18:00/19:00
Darka: jo më vonë se 22:00

Nëse zgjoheni në orën 12:00 dhe shkoni në shtrat rreth orës 04:00
Mëngjesi: 13:00
Dreka: 17:00
Midis vaktesh: 20:00/21:00
Darka: Jo më vonë se 01:00

Published in MED+

Me termin meteoropatia nënkuptojmë praninë e një sërë shenjash negative, të natyrës psikologjike, fiziologjike, të lidhura me një sërë kushtesh klimatike (si për shembull, presioni atmosferik, temperatura e ajrit, lagështira, sasisë e reshjeve, koha me diell, intensiteti i erës) në një hark të shkurtër kohor apo bazuar tek alternimet e ndryshme stinore.

Ekziston në fakt një lidhje e drejtpërdrejtë dhe proporcionale ajo mes mirëqenies apo pafuqisë psikofizike si pasojë e shumë ndryshimeve klimatike dhe temperaturës, në mënyrë që studimi të vërtetojë dhe të çojë në atë që njihet me shpikjen e termit “meteoropathy” një problem i ri psikofizik, i lidhur me ndryshimin e kushteve atmosferike (nga “meteoros” greqisht apo “që qëndron lart në ajër” dhe “patos”, që do të thotë “sëmundje”).

Që nga lashtësia kjo sindromë ishte e njohur. Ajo përcillej me ndikimin që kishin ndryshimet klimatike dhe stinët, të cilat sipas ekspertëve mund të ndikojnë në njëfarë mënyre negativisht në shëndetin e individit. Dhe është e kuptueshme që çdo shpjegim teorik, vitet e fundit është i përhapur në mënyrë të ndjeshme në praktikë, duke pasur parasysh ndryshimet gjithnjë e më të mëdha të klimës, stinëve dhe ngrohjes globale në pothuajse çdo pjesë të tokës, që për fat të keq, janë gjithnjë e më shumë në dëm të ekuilibrit psikofizik të njerëzve.

Në këtë mënyrë, përkeqësimi i formave shprehëse të klimës ka sjellë dhe sjell me vete një numër gjithnjë e më të madh të çrregullimeve psikofiziologjike. Prandaj shiu, dielli, era, etj., me frekuencë dhe intensitet të lartë, korrespondojnë me shfaqjen e problemeve të caktuara mendore dhe fizike.

Ndryshimet intensive dhe të papritura të motit, duke rezultuar në të ftohtin ekstrem, stuhitë e papritura, nxehtësisë intensive, erën e fortë, etj., kërkojnë të ashtuquajturin “ambientim”, një kompleks me të vërtetë psikofizik dhe i kushtueshëm për shumë pajisje jetësore të tilla si: sistemi nervor, kardiovaskular, hormonal dhe i mushkërive.

Trupi tenton ekuilibrin e të gjithë komponentëve dhe funksionet e tij kur ai gjendet në vështirësi serioze, të tilla si tërmeti, ku jo gjithmonë dhe menjëherë është në gjendje të reagojë për të rifituar funksionimin normal të tij.

E gjithë kjo sjell më pas paraqitje të problemeve neuropsikike, të cilat mund të zgjasin disa ditë. Ato mund të shfaqin: dhimbje koke, ankth, shqetësim, lodhje të tepruar, stres, nervozizëm, pagjumësi, tensioni, agjitacion, apati, depresion, luhatje të humorit etj./psikologjia/

Published in MED+

Muajt e ftohtë po afrojnë, që do të thotë triko leshi, kapuçino të ngrohta dhe miku juaj më I mirë, një vaskë me ujë të nxehtë. Mmmm… nëse në shtëpinë tuaj ka vetëm dush, atëherë na vjen keq. Kjo sepse përmes vaskës dhe çlodhjes mund të përfitoni këto tre benefite për bukurinë tuaj:

Rrit qarkullimin e gjakut, në fjalë të tjera = lekurë e shndritshme
Sipas një studimi të fundit një vaskë e nxehtë djeg kaloritë, por jo vetm kaq, ajo redukton presionin e gjakut, zvogëlon rrezikun e një ataku kardiak dhe është mjaft I dobishëm për shëndetin e lëkurës.

Një vaskë me baltë nxjerr jashtë toksinat
Hidhini çfarë produktesh të doni ujit për të pasur shkumë e aromë të mirë, ne ju këshillojmë baltën për të bërë mrekulli. Jo vetëm që heq gjithë toksinat e papastërtitë e ditës, por nuk do e njihni veten nga butësia dhe pastërtia e trupit.

Përgatit trupin për një gjumë të rehatshëm
Nëse jeni të stresuar, të lodhur dhe të mbushur plot me informacione dhe mendime gjatë ditë, një vaskë me ujë të ngrohtë është miku juaj ngushëllues i vetëm.

Published in MED+

Kur vjen puna tek lëkura e shndritshme dhe e lëmuar, ju jeni vërtet ajo çfarë hani.
Për të pastruar të çarat e lëkurës dhe komplekset tona, ja disa këshilla nga dietologët për të eliminuar problemet e lëkurës dhe për ta pasur atë me shkëlqim në mënyrë sa më natyrale.

Avokado
Avokadot janë famoze për efektet fantastike që kanë për lëkurën, të pasura me acide yndyrore siç është omega 9. Rigjeneron qelizat e dëmtuara të lëkruës dhe redukton skuqjen dhe irritimin.

Salmoni
Vaji i peshkut në përgjithësi, dhe salmoni në veçanti janë janë një paketë e fuqishme me përmbajtje të lartë të Omega 3, një tjetër acid yndyror i cili bën mrekulli për lëkurën tuaj. Keto acide mbrojnë fytyrën nga ekspozimi në diell, ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës së dëmtuar dhe ndihmon gjithashtu membranat duke i mbajtur të hidratuara dhe të shëndetshme.

Turmerik
Turmerik është super ushqimi më i mirë për lëkurën e gjithsecilit për shkak të vetive të tij inflamatore. Këtu e kemi fjalën për inflamacionet e ndryshme si rrudhat apo mplakjn e lëkurës në një periudhë të shkurtër kohore. Shtojani ushqimit tuaj ose konsumojeni në formën e çajit. Edhe për ata që vuajnë nga ekzema apo rosacea, turmeric mund t'ju vijë në ndihmë.
Boronicat dhe shega

Janë ushqime anti-oksidante dhe anti-inflamatore, mirëpo ajo çka është më e rëndësishme është që kanë përbërës të cilët mbështesin prodhimin e kolagjenit.

Dardha
Dardha është e mbushur me ushqyes ushqimorë që nxitin një shkëlqim të shëndetshëm pasi përmbajnë bakër, kalium, hekur, zink, magnez, vitamina C, E, B, K.

Limoni
Për një lëkurë më të shndritshmë duhet të shtoni ushqime që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe limonat bëjnë pikërisht këtë. Limonat ndihmojnë në tretje dhe nxisin sekretimin e bilës nga mëlçia. Duke pasur parasysh që mëlçia është organi jonë kryesor i detoksifikimit.

Patatet e ëmbla
Këto patate janë të mbushura me plot fibra dhe janë shumë të shijshme. Përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë. Patatja e ëmbël është përbërëse kryesore e disa recetave për puçrra dhe te kremrat antirrudha. Këshillohet edhe karota dhe domatja.

Published in MED+

Sipas studimeve të kryera disa erëza kanë veti shumë të mira për trurin, pasi ndikojnë në një kujtesë shumë të mirë, luftojnë ankthin dhe depresionin, si dhe parandalojnë disa lloj tumoresh të trurit.

Ja cilat janë këto erëza:

1. Majdanozi dhe trumza
Një lloj flavonidi që gjenden në këto dy erëza, i quajtur Apigenin, ndikon në ripërtëritjen e qelizave të trurit dhe ndihmon në luftën kundër depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjes Parkinson.

2. Kamomili
Kamomili njihet për vetitë e tij për të luftuar ankthin, stresin dhe depresionin prandaj ai duhet konsumuar në mbrëmje për një gjumë të qetë dhe për një dozë natyrale anti stres.

3. Turemeriku ose Kurkuma
Kjo erëz ka shumë benefite për shëndetin. Ajo është shumë e mirë edhe për trurin pasi sipas studimeve ajo ka vetinë të luftojë sëmundjen e Alzheimerit si dhe ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të trurit duke parandaluar tumoret.

4. Sherebela
Sherebela ka dhënë rezultate shumë të mira për përmirësimin e kujtesës dhe të mirëfunksionimit të trurit.

5. Hudhra
Sipas studimeve më të fundit, konsumimi i vazhdueshëm i hudhrës ndikon në luftën kundër tumoreve në tru.

Published in MED+
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll