Komisioni ad hoc me 6 anëtarë për përzgjedhjen e emrave për krijimin e institucioneve të Vettingu-t votoi sot 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ina Rama ka mundur të marrë besimin e deputetëve të PD dhe PS për tu bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u bërë kështu një anëtare e kolegjit për 9 vitet e ardhshme. 

Lista e plotë e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
-Ardian Hajdari
-Natasha Mulaj
-Sokol Çomo
-Ina Rama
-Luan Daci
-Albana Shtylla
-Rezarta Schutz
Në Kryesinë e Kuvendit u votuan dhe kandidatët e parë dhe të dytë zëvendësues të gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Etleva Papleka.
I gjithë procesi i votimit ishte live dhe u ndoq edhe nga Ambasadorët e akredituar në Tiranë, ku ranë në sy ai i SHBA Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, kanë një mandat 9-vjeçar.
Pas kësaj, Kuvendi brenda 10 ditëve miraton listën e kandidatëve në bllok, me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të tij.

Published in INNEWS

Nga Rada e Durrësit Rama ka shprehur entuziazëm në lidhje me zhbllokimin e vettingut. E lakoi e disa të mira që do të sjellë zbatimi i tij. Sipas tij për një kategori personash e reforma në drejëtësi e çon frikën deri në palcë e se do pastrojë metastazat e kancerit. Rama e gjykoi si reformën më të madhe në 27 vjet që në fakt arriti të mbyllej vetëm në një ditë. Kryeministri kritikoi ashpër dhe analistët që kanë aluduar në shumë pista se përse u bë marrëveshja Rama – Basha dhe bërë një sqarim kur tha se me PD konsiderohen si bashkëqeverisës të zgjedhjeve. Po nuk nguroi që të thotë se dhe politikanët që kanë abuzuar tashmë do të vendosen më lehtë para drejtësisë.
Ai akuzoi indirekt disa analistët si të korruptuar dhe shtoi e ata e kanë mendjen tek drejtësia jo tek populli se kanë frikë. Madje metaforikisht Rama tha se këta persona duken nga fytyra se kush janë. “Shihni fytyrën dhe verini çmimin,” tha kryeministri.

Rama edhe pse nuk i tha emrin lëshoi dhe batuta për Blushi.
“Ishte njëri dje thoshe katundarë dhe punëtorë çohuni nga Shkodra deri në Vlorë’.
Merreni atë të mbrëmshmin ulni zërin e TV dhe shikojeni a ka lidhje fytyra e tij me problemet e Shqipërisë”, tha Edi Rama.

Ndërsa kritikoi 8 vitet e qeverisje të demokratëve, kreu i PS kërkoi dhe votat e banorëve të Radës duke iu thënë se s’jemi më të mirët, po më të mirë s’kemi parë. "Nëse i jepni PS 71 mandate timoni i sigurt, nëse nuk i jepni 71, PS mund të ketë timonin, por kushedi sa mund të ketë në prehër dhe pa rrip sigurimi," shtoi kreu i PS.

Ndiqni lajmin e përmbledhur në kronikën e IN News...

Published in INNEWS

Kryeministri Edi Rama iu tha sot të rinjve të interesuar për punë dhe për profesione se pa Reformë në Drejtësi nuk mund të rritet fluksi i investimeve të huaja duke lënë të kuptohet se dhe hapja e vendeve të reja të punës mbetet pezull. Këtë deklaratë Rama e bërë në Panairin e Arsimit Profesional.
“Mund të bëjmë arsim profesional, por pa Reformë në Drejtësi nuk mund të rrisim fluksin e investimeve të huaja sepse ata kanë 1001 arsye ta shohin Shqipërinë si një vend mundësish, por kanë një arsye për ta pasur frikë se kur vijnë për të investuar, u del përpara një Gjon a Tom dhe u thotë se jam unë gjykatësi këtu që ta bëj nul gjithçka që bën”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se janë shumë të vendosur që të zhbllokojnë vetting-un një orë e më parë nëse s’ndodh sa më parë punonjësit do ikin nga vendi.
“Sot ne kemi filluar procesin për 6 shkolla ekselence të arsimit profesional. Është një investim 30 milionë euro dhe do na japë shumë më tepër se kaq, por pa vetting-un dhe drejtësinë, thjesht do të prodhojmë punonjës që do të ikin jashtë”, theksoi Rama.

Rama mes batutash tha se ka problem e me rrobaqepësit. "Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës vendit, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.

Ai foli dhe për juristët:
"Shqipëria ka 8 fish më shumë juristë se Gjermania, por sistemin i drejtësisë nuk është i njëjtë si atje, por e kundërta. Sot kemi një ushtri juristësh që janë të papunë, ndërsa në aksin nga Zogu i Zi deri në dalje të këtij aksi vende të lira pune ka, nuk mund ti mbushin me juristë.
Po mos e kishim bërë ne këtë që po bëjmë me arsimin profesional, këta që janë mbrapa do të ishin duke vendosur skedina për gjysmëfinalet e Champions League".
 


Published in INNEWS

Avokati i Populli mbyll procesin e rivlerësimit të dokumentacioneve të dorëzuar nga 164 aplikantë për të qenë pjesë e komisioneve të Vettingut. Në përfundim të kësaj faze numri i aplikantëve që plotësojnë kriteret sipas avokatit të popullit është i lartë, duke kapërcyer me disa herë shifrën që kërkon ligji.

Igli Totozani:
“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale”.
Pas Avokatit të Popullit radha e vlerësimit të kritereve të kandidatëve i përket Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përpara se sa kandidatët ti përcillen Parlamentit për votim.
Igli Totozani:
“Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së”.
Në fund avokati i popullit Igli totozani kishte këtë mesazh sa i përket këtij procesi:
Igli Totozani:
“Suksese Vettingut suksese reformës në drejtësi”.

Published in INNEWS

Krijimi i qeverisë teknike i jep fund krizës politike në Shqipëri. Kështu deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me drejtues të lartë të institucioneve evropiane dhe udhëheqës politik të së djathtës.
Gjatë takimit me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, lideri i opozitës theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama.
Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut.
Ndërsa në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.
Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara, tha Basha.

Published in INNEWS

Krimi po ndikon në mënyrë direkte në organet e drejtësisë. Me këtë deklaratë konstitucionalistet i kanë bërë thirrje politikës të nise zbatimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi. Në tryezën për këtë reformë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit u kërkua më shumë pjesëmarrje e shoqërisë civile në organet e drejtësisë.
Konstitucionalistët dhe shoqëria civile kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Për Njazi Jahon zbatimi i reformës do të dobësojë dy nga fenomenet më negative në këtë sistem.
Njazi Jaho:
“Zbatimi i reformës do të dobësojë ndikimi politik dhe atë të krimit, ka raste që krimi ndikon drejtpërdrejt në këto organe”.
Për presidenten e nderit të Komitetit të Helsinkit Vjollca Meçaj, faktori njeri ka ndikuar negativisht sistemin e drejtësisë.
Vjollca Meçaj:
“Faktori njeri e çoi drejtësinë në kolaps”
Ndërsa drejtorja e Komitetit të Helsinkit Erida Skëndaj i bën thirrje shoqërisë civile të bëhet pjesë e garës për organet e drejtësisë.

Published in INNEWS

Ambasadori Amerikan Donald Lu komenton lëvizjet e fudnit në qeveri, duk u ndalur veçanërisht tek posti i Ministrit të Brendshëm. Në një prononcim për Zërin e Amerikës Lu tha sot se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i emëruar pak ditë më parë, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.
Donald Lu:
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”.

Published in INNEWS

Nga Elbasani, ku uroi të gjithë shqiptarët Gëzuar Ditën e Verës, Kryeministri Edi rama foli sërish për nevojën e reformës në drejtësi. Por teksa theksoi rëndësinë e këtij procesi, shefi i ekzekutivit lajmëroi se do të ketë disa të papunë gjatë qeverisjes së tij dhe ata janë gjykatësit dhe prokurorët.
Edi Rama:
“Ju siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar rrënjësisht qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ashtu do vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë. Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”.

Published in INNEWS

Situate e nxehtë politike u duk se bllokoi ngritjen e komisionit ad-hoc për zgjedhjen e komisioneve të Vettingut. Por tashmë zbatimi i reformës në drejtësi ka hasur në një vështirësi të re, që nuk ka lidhje as me situatën politike dhe as me bojkotin e Parlamentit nga opozita. Ngritja e dy organeve më të larta të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë është në dyshim, sepse nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për garë dhe procesi, ashtu si për Vettingun, duket do të shkojë drejt rihapjes. Ose e thënë ndryshe, drejt pikës zero.
Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se aplikimet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë të pamjaftueshme. Një nga anëtarët e KLGJ dhe KLP duhet të vijë nga bota akademike dhe sipas ligjit duhet të jenë 7 kandidatura nga universitetet publike dhe 3 nga ato jopublike.
Në një letër drejtuar kryetari të Kuvendit Ilir Meta, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla lajmëron se numri i aplikimeve nga universitetet publike dhe jo publike është nën minimumin e nevojshëm dhe për këtë Sekreatrja Albana Shtylla kërkon rihapjen e aplikimeve për anëtarët e organit kryesor të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ky vendim sipas sekretares Shtylla ka marrë mbështetjen edhe të misionit Euralius.
Kandidaturat deri tani për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë 6, ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë 5 të tilla.

Published in INNEWS

Parlamenti shkeli Kushtetutën gjatë ditës së hënë, me votimin për kthimin tek Avokati i Popullit të shqyrtimit të kandiatëve për komisioneve të Vettingut. Ky ka qënë mendimi i Ben Blushit, të cilit prej 3 javësh duket se ka pasur barrën por edhe luksin të jetë opozitari i vetëm në Kuvend në mungesë të demokratëve.

Ben Blushi:
“Kushtetuta e ka zgjidhur këtë procedure. Ju shkelët ligjin themeltar të shtetit”.
Por kjo akuzë e ish deputetit socialist është kundërshtuar nga Taulant Balla, i cili nuk ka kursyer as ironinë ndaj tij.
Taulant Balla:
“Më vrafshin mua nëse ke lexuar reformën në drejtësi”.
Ndërsa përfaqësuesit e LSI –së nuk janë bërë pjesë replikave brenda sallës së kuvendit, por Kreu I HGrupti Parlamentar në një deklaratë në oborrin e parlamentit u shpreh se:
Përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së janë bërë pjesë e nënshkrimit të peticionit pro vettingut përmes një parodie.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll