Menjëherë pasi firmosje së marrëveshjes Rama - Basha, eksponentët e LSI jo vetëm kanë përshëndetur dhënien fund të krizës politike, por kjo sipas tyre i ka bërë një shërbim të madh LSI. E kjo për faktin se Ilir Meta e Petrit Vasili nuk nguruan ta cilësojnë LSI si forcë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Por sot Ilir Meta ka sqaruar për herë të parë dhe si do të arrijë në këtë rezultat LSI.

Ilir Meta:
“Me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, LSI-ja merr 34 mandate. Me atë numër votash marrim 7 mandate deputetësh në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan dhe kështu me radhë. Jemi në moment pozitiv, dhe të ecim para me qetësi, dashuri e pa xhelozi. Edhe për vitin 2013, LSI nuk ka përfituar nga PS, përfitimi ka qenë reciprok. Forca e LSI-së është rinia. Ka garë, ka demokraci, do ketë surpriza dhe kjo është në të mirë të gjithëve”.
Marrëveshja Rama - Basha saktësoj se në zgjedhjet e 25 qershorit nuk do të ketë koalicione, e kjo për presidentin e ardhshëm, themeluesin e LSI vetëm sa e ndihmon këtë forcë politike. E në shërbim të kësaj duket se LSI ka çuar në “krahët” e PD edhe aleatin e saj Edi Ramën, për të cilën Ilir Meta thotë.
Ilir Meta:
“Nuk mendoj se si thatë jua, vajtja e zoti Rama në krahët e zotit Basha është diçka kaq e sforcuar. Është një gjë interesante dhe pozitive, dhe LSI ka luftuar që ata të dy si përfaqësues të dy forcave politike kryesore, që kishin edhe përgjegjësi për konfliktin, të gjenin dialogun”

Published in INNEWS

Eduart Halimi është një nga zërat më të rëndësishëm në selinë blu. Një ditë pasi Lulzim Basha bëri propozimet e tij jo vetëm për ndryshimet në kabinetin qeveritar, në funksion të marrëveshjës Rama-Basha, por edhe për Avokatin e Popullit si dhe kreun e KQZ Eduart Halimi ka dy fjalë për shefin e tij në parti. Nëpërmjet një statusi në facebook, Halimi ndalet veçanërisht në 2 propozime, Erinda Ballanca si dhe Klement Zguri. 

Ediart Halimit në facebook:
“Dy fjalë për propozimet e Bashës për Avokat i Popullit dhe kryetar të KQZ.
Dje Lulzim Basha bëri disa propozime që do votohen sot në Kuvend, por unë dua të ndalem në 2 prej tyre që janë me mandat të plotë: Avokatin e Popullit dhe kryetarin e KQZ.
Erindën e kam njohur në gjykatë si kolege kundërshtare; unë avokat i Olldashit dhe ajo e Edi Ramës, kur Olldashi e akuzonte për koncertin e Pezës. Olldashi e fitoi gjyqin pak para zgjedhjeve të 2005 por unë kujtoj se Erinda ishte një avokate profesioniste ashtu si kolegia e saj Evelina Qirjako e cila përfaqesonte Nanon dhe qeverinë në atë kohë. Deri në 2005 unë isha avokat dhe ndër të tjerë përfaqësoja eksponentë të PD në gjykata, ndërsa Evelina dhe Erinda eksponentë në PS.
Unë iu bashkova politikës, Evelina shkoi në gjykatë të lartë me votat e PD, ndërsa Erinda qëndroi si avokate duke bërë zgjedhjen e saj gjatë 12 vjetëve. (ndoshta më të duhurën).
Çdo njeri racional e di se kur sëmuret kërkon mjekun më të mirë, pa e parë se cilin ka mjekuar para tij, të majtë apo të djadhtë, dhe njëlloj mendon edhe kur duhet të shkojë në gjyq, zgjedh avokatin që mendon se është më i miri.
Ndaj për këtë arsye mendoj se Edi Rama ka zgjedhur atëherë Erindën si avokate.
Erindën nuk e kam parë ndonjëherë të hyjë në PD, por kjo është tregues për lartësinë e propozimit për të.
Lulzim Basha mund të kishte bërë një konkurs fasadë, si ai para 5 viteve që bëri Edi Rama, ku të kishte zgjedhur ‎ dikë tjetër, ndonjë militant pasi pa as më të voglin dyshim ka shumë profesionistë që janë militantë të PD. Por zgjodhi Erindën si një avokate profesioniste, civiliste e shkëlqyer për të cilën jam i bindur se edhe opozita e nesërme do gjejë avokaten e saj, ndaj sot kot janë mërzitur mediat pranë PS.
E njëjta dhe për Klementin. Unë e di që Basha mund të kish zgjedhur ndonjë militant në PD që mund të hidhej në zjarr për PD, që të kish qenë drejtor i Bashës si Denari drejtor i Ramës, të kish qenë kamikaz si Denari, por zgjodhi Klementin, burrin e mençur racional e profesionist për ti treguar kundërshtarit politik se e sheh përzgjedhjen e njerëzve në institucione jo si një proçes fasadë, por me përgjegjësinë për të zgjedhur më të mirët, me profesionistët.
Suksese të dyve edhe Erindës edhe Klementit”.

Published in INNEWS

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi ndryshimet në qeveri, pas marrëveshjes Rama – Basha, e cila i dha fund krizës politike në vend.

Ikën                                        Vjen
Niko Peleshi                        Ledina Mandia
Fatmir Xhafaj                     Dritan Demiraj
Arben Ahmetaj                   Helga Vukaj
Petrit Vasili                        Gazmend Bardhi
Lindita Nikolla                   Gazmend Bardhi
Ogerta Manastirliu             Arben Beqiri
Olta Xhaçka                       Xhuljeta Kërtusha
Emrat kalojnë për votim në sesionin e jashtëzakonshme të së hënës, që mblidhet në orën 18:00 me kërkesë të Kryeministrit.

Published in INNEWS

Në ditën kur në Parlament do të miratohen ndryshimet në qeveri, ku 6 ministra dhe zëvëndës kryeministri teknikë janë propozuar nga opozita pas marrëveshjes Rama – Basha. Mësohet se Këshilli i Ministrave është mbledhur paraditen e sotme për të finalizuar ndryshimet e tjera në qeveri. Pas 6 ministrave dhe zëvendëskryeministrit, marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës parashikon edhe disa ndryshime në postet e zëvendësministrave.
Kështu mësohet se lirohet nga detyra zëvendës ministri i Financave Ervin Mete dhe në vend të tij emërohet Irena Beqiraj.
Po kështu Elona Gjebrea nuk do të jetë më zëvendës ministre e Brendshme dhe në vend të saj është emëruar Ravena Bode. Ridian Salianji do të zëvendësohet në detyrën e zv.ministrit të Drejtësisë nga Etilda Gjonaj. Ndërsa zëvendës ministre e Shëndetësisë emërohet Mira Kapisyzi.

Published in INNEWS

Partia Demokratike rikthehet sot në kuvend, pas 3 muajsh bojkot. Pas arritjes së marrëveshjes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe pas publikimit të emrave të ministrave të rinj teknik, Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë në orën 18:00 në një sesion të jashtëzakonshme.
Parlamenti pritet të shkarkojë Ministrat aktual dhe të miratohen në vend të tyre Ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike e të pranuar nga Kryeministri Rama. Në këtë sesion të jashtëzakonshëm, në bazë të marrëveshjes pritet të miratohet dhe kreu i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të Vettingut, çka i hap rrugë një nga reformave më të rëndësishme për vendin.

Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.
Ndryshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

Published in INNEWS

Kryeministri Edi Rama sot u thotë shqiptarëve “mirëmëngjes” me një video të veçantë siç e cilëson ai.

Published in INNEWS

Marrëveshja Rama – Basha do të sjellë dhe përballjen e të gjitha subjekteve politike të vetme në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Por në reagimin e parë publik mbi këtë marrëveshje, numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një postim në facebook thotë se tashmë loja është më interesante, pasi të gjithë në fushë janë të barabartë.
Mimika Kryemadhi në facebook:
“Mirëmëngjes miq! ☀️
Sot Shqipëria është më e qetë! ??
Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t'iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.??
#Ditmari do një Shqipëri më të begatë!
#NjëShansPërTëGjithë #NjëShansPërShqipërinë

Published in INNEWS

Niko Peleshi është një tjetër emër që i largohet kabinetit qeveritar pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama - Basha, një ditë më parë. Në reagimin e parë publik nëpërmjet rrjetit social facebook, numri dy i qeverisë Niko Peleshi, e cilëson marrëveshjen një faqe të re për Shqipërinë dhe politikën shqiptare.
Peleshi thotë se dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit.
Niko Peleshi në facebook:
“Sot është një ditë e re për Shqipërinë. Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe ere fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë. Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrëveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës. Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit. Ndaj sot i fituar është edhe Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.
Kjo marrëveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për çështjet të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse çështjet tona të mëdha nuk janë ideologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtësia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kanë vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale. Do të kemi më në fund zgjedhje të pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit. Do të shkojmë në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa. Do të premtojmë më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurtër.
Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti. Falënderim i përzemërt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit. Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re. Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin. Optimist për të nesërmen”.

Published in INNEWS

Pas mbylljes së çadrës së protestës bulevardi sot është liruar për makinat po Kryeministri Rama përmes batutuave të tij pikante sot ka publikuar një foto me mbishkrimin në të çuditshëm. Çadra jepet me qera. Në fakt kjo është një ironi e forët e Ramës kur në të për 90 ditë kanë qëndruar shumë opozitarë në shenjë proteste. Po pas marrëveshjes politike ajo u mbylle një mbrëmje më parë.

rama.jpg

cadraaaaa.jpg

Published in INNEWS

Pasi kanë qëndruar më shumë se 60 minuta kokë më kokë Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë ndryshuar sallën ku po diskutonin mbi zgjidhjen e krizës politike. Në tentativë për të gjetur më shumë komoditet, pasi ata janë zhvendosur në sallën ku janë dhe disa kolltuqe, pasi kishin plot 4 orë që qëndronin në sallën e Burosë, në karrige. Por në media u aludua edhe frika nga përgjimet. Mbetet për tu parë se çfarë do të prodhojë dialogu kokë më kokë mes tyre.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll