Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që degradoi në debate të padëgjuara më parë, që për pak sa nuk kanë përfunduan dhe në përplasje fizike është komentuar dhe nga grupimi anti-Basha. Madje sot kanë guxuar dhe kanë publikuar dhe regjistrime audio, që në fakt për Astrit Patozin një debat i tillë brenda kryesisë është një tregues real i degradimit të partisë dhe e cilësoi Bashën, si lider me mendësi bolshevike.

Ndërsa vetë lideri i demokratëve është i bindur se vetëm bashkimi i demokratëve qoftë edhe ai më kritiku do të bëjë të mundur ti dalë përballë kësaj mazhorance.
“PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve,” shkroi Basha sot në FB.

Published in INNEWS

Pas tërheqjes së mazhorancës socialiste nga shqyrtimi i projektligjit, i cili i hapte rrugë importit të mbetjeve, kjo çështje përballi shumicën dhe opozitën në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Një prej firmëtarëve, kreu i komisionit Eduart Shalsi lajmëroi se tërheqja erdhi pasi drafti ka nevojë për diskutim më të gjerë.
Duart Shalsi:
“Nuk di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diskutim të gjatë. Ka pasur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Tërheqja pati pëlqimin e të gjitha palëve në komision: PD, LSI dhe PS,” tha Shalsi.
Por opozita demokrate kërkon që projektligji të rrëzohet në kuvend.
Florion Mima:
“Është në nderin tuaj dhe të forcës suaj politike të sillet në parlament dhe të rrëzohet me ligj. LSI ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu”.
Ndërsa partia e dytë më e madhe në opozitë kërkon mbajtjen e një referendumi popullor për çështjen e lejimit apo jo të mbetjeve të riciklueshme, duket se kjo nismë do të marrë dhe mbështetjen e partisë në pushtet.
Duart Shalsi:
“Unë do ta firmos i pari referendumin”.

Published in INNEWS

Partia Demokratike ka reaguar ashpër nëpërmjet kryetari mbi atë që po ndodh në Shkozë. Kreu i selisë Blu Lulzim Basha e ka cilësuar si krim dhe barbari, ndërsa ka kërkuar të ndalet prishja e banesave deri në momentin që të sigurohet strehimi i 153 familjeve.

Njoftimi i PD:
“Krim dhe barbari në Shkozë! 153 familje nxirren me forcë nga shtëpitë e tyre në mes të katër rrugëve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronësim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues! Duke dënuar me ashpërsi këtë krim çnjerëzor, ju bëj thirrje forcave të rendit të ndalin menjëherë keqtrajtimin e bashkëqytetarëve të tyre që po mbrojnë strehën familjare. Të ndale prishja e shtëpive pa siguruar asnjë perspektivë strehimi për 153 familje. Të shqyrtohet rikthimi të projekti fillestar i rehabilitimit të Lanës i cili parashikonte prishje minimale përkundër shpronësimit me vlerë tregu. Ndal barbarisë, dhe verbërisë ndaj fateve të njerëzve!

Published in INNEWS
Tuesday, 19 September 2017 10:36

Astrit Patozi paralajmëron Sali Berishën

Me rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, zërat kundër jo vetëm nuk u shuan por po ndërtojnë një lëvizje Anti Basha brenda selisë blu. Një prej drejtuesve të lëvizjes, Astrit Patozi duket se nuk është “qetësuar” as pas qëndrimit publik të liderit historik Sali Berisha, i cili për herë të parë kritikoi publikisht kreun e PD Lulzim Basha. I bindur në lëvizjen anti Basha, Patozi thotë se nëse Berisha do ti dalë kundër kësaj lëvizje, ata nuk do të heshtin, por përkundrazi.
Astrit Patozi:
“Nëse zoti Berisha do të na dalë përballë, ne do të jemi edhe kundër tij. Nëse Berisha del dhe të thotë është kundër alternativës, do të jemi edhe kundër tij. Kjo është shumë e thjeshtë!”.
Ish deputeti demokrat thotë se kjo lëvizje do të jetë brenda partisë dhe se qëllimi i saj është që PD mos të shkërmoqet, ndërsa përgjegjës për këtë sipas tij ëhstë vetëm një emër, ai i Lulzim Bashës.
Astrit Patozi:
“Unë bashkë me kundërshtarët e Lulzim Bashës dhe këtë fluks demokratësh janë shumë më tepër sesa të përjashtuarit nga lista për deputetë. Kush hap debatin e listës do ta fshehë problemin. Që ne të vazhdojmë bashkë, që kjo parti të mos shkërmoqet, duhet që Basha ta njohë si alternativë dhe ta njohë sesa vlen. Ne mendojmë se sot jemi shumica, mund të jemi gabim, por duhet të provohet. Por, alternativa “Basha” është e dështuar dhe kjo është e provuar”.

Published in INNEWS

Pas depozitimit në kuvend nga Partia Demokratike të kërkesës për ngritjen e komisionit Ad – Hoc për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe qëndrimi i shumicës qeverisëse. Ka qenë kreu i grupit kuvendor socialist Taulant Balla, i cili ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar me opozitën lidhur me reformën zgjedhore. Vetëm pak minuta pas qëndrimit zyrtar të selisë blu, Balla i hapi derën e bashkëpunimit jo vetëm opozitës “tradicionale”, sic e quajti PD-në por dhe me LSI-së të cilën e quajti “opozitë sezonale”. Ndërkohë Balla tha se javën e ardhshme do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
Taulant Balla:
“Ne jemi të gatshëm në seancën më të parë të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore për të adresuar çështjet e lëna pezull e të paadresuara nga raportet e OSBE/ ODIHR. Menjëherë sa po të nisë puna të gjitha çështjet që ka adresuar zoti Basha janë pjesë e shqyrtimit.

Published in INNEWS

Demokratët kanë depozituar në kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm Ad - Hoc për reformën zgjedhore. Bashkë me kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm opozita demokrate e ka të qartë edhe ndërhyrjet në kod, duke veçuar 3 çështje si pika themelore për reformën zgjedhore. Ëhstë kryetari i selisë blu Lulzim Basha, i cili në një prononcim për mediat ka bërë publike 3 çështjet.
Lulzim Basha:
“1- Votimin dhe numërimin elektronik
2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces
3-Ti japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera”.
Basha tha se reforma zgjedhore duhet te sjellë dhe reformë të thellë të sistemit politik. Ndaj dhe ecuria e reformës zgjedhore është jetike për demokracinë në vend. I pyetur nga gazetarët se cili është fati i marrëveshjes së 18 majit, pjesë e së cilës është dhe reforma zgjedhore, kreu i demokratëve dha këtë qëndrim.
Lulzim Basha:
“Kjo qeveri s’do ishte qeveri pa paratë e drogës pa dhunën e kriminelëve, pa milionat e korrupsionit që u derdhën për të blerë votat. Në këtë kuptim, marrëveshja e 18 majit u vra nga Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit. Objekti i vetëm i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhjet ishin gjithçka përveç të lira dhe të ndershme. Se cili do jetë qëndrimi i Ramës atë do ta shohim. Ndaj ne nisemi në këtë betejë duke e pasur Ramën përballë dhe jo në krahë dhe jo për fantazinë tonë as për dëshirën për të krijuar konflikt në mënyrë të panevojshme, por se edhe këtë radhë Rama u rreshtua në anën e tyre që përmes angazhimit të parave të pista, te atyre qe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve. E llogarisim Ramën në këtë përpjekje jo si aleat për reformimin e sistemit politik, por si vetë problemi ndaj jemi të vendosur që këtë përpjekje ta bëjmë jo thjesht të izoluar por me gjithë qytetarët shqiptarë. Pa ndryshuar politikën s’do ketë ndryshim të Shqipërisë”.

ad_hoc.png

 

ad_hoc_2.jpg

 

Published in INNEWS

Partia demokratike nuk ka pritur gjatë, por menjëherë me nisjen e sesionit të ri kuvendor kërkon ngritjen e komisionit Ad Hoc për reformën zgjedhore. Vendimi është marrë në kryesinë e selisë blu, ndërsa fokusi i punës së reformës zgjedhore do të jenë 2 çështje kryesore, problematika që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe m,manipulimin e zgjedhjeve si dhe ajo çka është cilësuar si pika themelore përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Por në kryesinë e grupit kuvendor demokrat Lulzim Basha lajmëroj ndryshime në funksionimin e punës së deputetëve. Kreu i selisë blu kërkon disiplinë në punë, në mënyrë që të rritet eficensa e opozitarizmit. Deputete do ta kenë të ndarë punën në 2 momente, në përgatitjen e oponencës për projektligjet si dhe takimet në bazë me elektoratin e djathtë. Pjesë e oponencës është dhe thirrja e interpelancave me ministrat e kabinetit Rama 2. Mësohet se opozita të parët do të thërrasë Ministrin Damian Gjiknuri si dhe Arben Ahmetaj. 

 

 

 

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, PD vihet në lëvizje

Partia demokratike nuk ka pritur gjatë, por menjëherë me nisjen e sesionit të ri kuvendor kërkon ngritjen e komisionit Ad Hoc për reformën zgjedhore. Vendimi është marrë në kryesinë e selisë blu, ndërsa fokusi i punës së reformës zgjedhore do të jenë 2 çështje kryesore, problematika që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe m,manipulimin e zgjedhjeve si dhe ajo çka është cilësuar si pika themelore përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Por në kryesinë e grupit kuvendor demokrat Lulzim Basha lajmëroj ndryshime në funksionimin e punës së deputetëve. Kreu i selisë blu kërkon disiplinë në punë, në mënyrë që të rritet eficensa e opozitarizmit. Deputete do ta kenë të ndarë punën në 2 momente, në përgatitjen e oponencës për projektligjet si dhe takimet në bazë me elektoratin e djathtë. Pjesë e oponencës është dhe thirrja e interpelancave me ministrat e kabinetit Rama 2. Mësohet se opozita të parët do të thërrasë Ministrin Damian Gjiknuri si dhe Arben Ahmetaj.

Published in INNEWS

Partia Demokratike dhe Lëvizje Socialiste për Integrim kanë shënua marrëveshjen e parë mes tyre. Marrëveshja ka të bëjë me drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare, ku pas negociatave mes PD e LSI komisioni i shëndetësisë i është lënë të drejtohet lëvizjes socialiste për integrim. Mësohet se LSI propozon për kryetar të komisionit të shëndetësisë Petrit Vasilin. Negociatat janë bërë nëpërmjet numrit 2 të demokratëve Edmond Spaho dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi gjatë orëve të vona të ditës së djeshme. Ndërkohë PD ka tërhequr propozimin e saj për këtë komision Bardh Spahia. Ky është sinjali i parë i fortë i bashkëpunimit mes dy partive të mëdha në opozitë, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse kjo marrëveshje do të vijojë të bashkëpunojë edhe për çështje të tjera. Sakaq demokratët do të kenë kryesimin e 2 komisioneve të përhershme parlamentare, ai i medias nga Albana Vokshi dhe ai i integrimit nga Genc Pollo. Ndërsa socialistët do të kenë drejtimin e 5 komisioneve të përhershme parlamentare.

 

Published in INNEWS
Monday, 11 September 2017 16:11

PD asnjë pyetje për programin e qeverisë

Demokratët kanë vendosur qe mos ti përcjellin asnjë pyetje shumicës për programin e 4 viteve të ardhshme. Arsyet selia blu i ka përcjellë nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat.
Partia Demokratike:
“Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas procedurës së rregullores së Parlamentit lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit. Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale. Koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit. Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore. Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorancë të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët. Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare. Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.

Published in INNEWS

Vendi ka nevojë për bashkëpunim të gjërë politik në interes të integrimit dhe të së ardhshme. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend, ku shpalosi programin e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.
Por kush është koncepti për tryezën e gjerë politike, ndiqeni në videon e mëposhtme.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll