Sipas ekspertëve, ngjyra ka shumë rëndësi. Sipas tyre, nuk ka rregulla të caktuara sa i përket ndarjes sipas gjinisë.

Published in MAGAZINA
Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.
Published in MAGAZINA
Femrat ndonjëherë e harrojnë veten e tyre duke u marrë me partnerin, shoqërinë  dhe fëmijët.
Published in MAGAZINA

Një fëmijë është një kopje e prindërve të tij. Sigurisht që për sa i përket pamjes, ndodh që mos t’iu ngjajmë gjithmonë atyre, por për sa i përket karakterit ne gjithmonë marrim nga prindërit.

Por jo vetëm nga karakteri ne marrim nga ata. Besoj janë të shumtë në numër personat që vuajnë nga të njejtat sëmundje që kanë prindërit.

Më poshtë mund të lexoni disa nga aftësitë, tiparet, sëmundjet që ne “marrim” nga prindërit.

1.Niveli i kolesterolit në gjak

2.Rënia e flokëve te meshkujt trashëgohet nga gjenet e nënës

3. Suksesi akademik

4.Dashuria për kafen

5.Diabeti

6. Daltonizmi trashëgohet nga mamaja

7.Intoleranca ndaj laktozës

8.Aftësia për t’i dhënë makinës

9.Problemet me shikimin

10. Popullariteti

Published in MAGAZINA

Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror. Edhe pse mund t'ju krijojë disa shqetësime në ditët e tij të para, prania e ciklit të rregullt është një prej shenjavë më të dukshme të një shëndeti të mirë.

Dhimbjet e barkut, shpinës, ndryshimet e humorit, fryrja e gjoksit, ankthi dhe dëshira e pakontrolluar për të ngrënë çdo gjë që ju del përpara janë disa prej simptomave me të cilat përballet çdo femër gjatë kësaj periudhe. Ndoshta e keni vënë re, por nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur, por gjatë atyre ditëve rritet edhe nevoja për të shkuar shumë më shpesh në banjo.

Por e keni pyetur veten përse? Fajin për këtë e kanë dy hormone, progesteroni dhe prostaglandina. Si pasojë e kontraktimit të mitrës gjatë kësaj periudhe, ulen nivelet e këtyre dy hormoneve dhe si pasojë keni diarre dhe jashtëqitje të shpeshtë. Herën tjetër që do të mbylleni për minuta të tëra në tualet, mos u shqetësoni thjesht hormonet tuaja nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Published in MED+

Pothuajse çdo person ka përjetuar ndjenja të cilat kanë mbetur të pashpërblyera pavarësisht përpjekjeve të tyre.

Megjithatë, ekziston një teknikë e joshjes e cila ju garanton dështimin, e gjithashtu shërben si shenjë se nuk dini të filtroni!

Të qenit objekt i “mëshirës”

Absolutisht askush nuk do të ndërtojë me dëshirë një lidhje me një person i cili është gjithmonë i palumtur me ndonjë gjë.

Mos u sillni vërdallë me fytyrë të mërzitur duke u ankuar për jetën dhe duke pritur për mëshirë. Buzëqeshni – do të dukeni shumë më joshës!

Published in MAGAZINA
Tuesday, 08 August 2017 17:32

Ja çfarë duhet të hani para palestre

Vakti para-stërvitjes - kur dhe sa?

Varësisht se sa kohë ju keni, është ideale që të konsumoni një vakt para stërvitjes rreth 2 orë para se të filloni ushtrimet ~ 300 deri në 500 kalori, ose të ketë një vakt të vogël/meze të lehtë me më pak kalori, 30 deri në 60 minuta para se të trajnoheni. Ushqimi para stërvitjes do të ndryshojë nga personi në person, sepse disa njerëz marrin një kohë më të gjatë për të tretur ushqime të caktuara.

Nëse do të bëni ushtrime të forta...

Hani një vakt apo snack që përmban rreth 75% karbohidrate dhe 25% proteina para një sesioni trajnimi force. Karbohidratet do t’i japin trupin tuaj energjinë e nevojshme për të prodhuar energji, ndërsa proteinat jo vetëm që do t’ju mbajnë të ngopur më gjatë, por edhe ndihmojnë muskujt në riparim dhe forcim.

Nëse jeni duke shkuar për të bërë kardio...

Një vakt para stërvitjes apo snack për kardio kërkon më shumë karbohidrate se proteinave. Kjo është për shkak se karbohidratet kthehen në energji më shpejt dhe ndihmojnë për t’ju mbajnë të karikuar për stërvitjen. Karbohidratet duhet të përmbajnë nga 75-100% të vaktit tuaj para kardios. Ju mund të shtoni një pjesë me proteina ose fibra për të parandaluar lodhjen në gjysmë të ushtrimeve.

Ju duhet të hani karbohidrate me indeks të ulët glycemic-i që janë të lehta për stomakun. Këtu përfshihen fruta, patate të ëmbël, drithërat dhe fasulet. Qëndroni larg nga yndyrnat para se të filloni stërvitjen sepse ato ju marrin një kohë më të gjatë për tu tretur.

Published in MAGAZINA

A po ju thotë vagina juaj po?

Sipas ekspertes daneze të seksit, Louise Mazanti, femrat mund të bëjnë për vete një mashkull në vetëm një orë. Kjo në sajë të “forcës së vaginës”.
Ajo shpjegon se femrat duhet të “dëgjojnë” vaginën e tyre për të arritur atë që duan. Por si mund “të dëgjosh” vaginën?

Pyet veten çfarë kërkon vërtet
Louise rekomandon se femrat duhet të mendojnë nëse vërtet duan të joshin mashkullin që kërkojnë. Ajo shpejgon se dallimi mes meshkujve dhe femrave është se të parët janë më të vendosur kurse femrat tentojnë të lëkunden me mendimet e tyre.

Çfarë thotë vagina jote?
Edhe pse një femër mund të jetë e fiksuar pas një mashkulli, kjo nuk do të thotë se trupi I saj është gjithashtu. “Nëse vagina juaj thotë po atëherë shkoni me të dhe nëse thotë jo, pranojeni ashtu. Kjo e bën atë të lumtur”, thekson ajo.

Përfytyroni eksperiencën dhe ndjeni ndjesitë e lidhura me fantazinë
Lousie thotë se femrat duhet të injorojnë “skenaret porno” dhe të fantazojnë lirshëm se çfarë duan në shtrat. Ajo shton gjithashtu se femrat duhet të lidhen më tepër me nevojat e vaginës dhe partnerët për ta bërë seksin më të kënaqshëm.

Shkoni drejt mashkullit që kërkoni dhe jepini mundësinë vaginës tuaj të kontrollojë lëvizjet e trupit
Louise beson se mënyra si femrat e mbajnë veten rreth një mashkulli të caktuar mund të ketë një impakt të madh në joshjen e tij.
Herën tjetër që doni të arrini qëllimin tuaj bëjini vetes këto pyetje: “Çfarë dua? Çfarë pëlqej? Çfarë dëshiroj? Më pas lëreni trupin të flasë” .

Published in MAGAZINA

Kur bëhet fjalë për shopping, shumë femra do të pranonin me kënaqësi të kalonin orë e orë të tëra përpara vitrinave duke zgjedhur këpucët e duhura, fustanin apo akesorë të tjerë. Por, në rast se do ju duhej të zgjidhnit të brendshmet e duhura aty rezultatet do të linin paska për të dëshiruar. Edhe pse në dukej duket si gjëja më e thjeshtë në botë pasi çdo femër e njeh trupin e saj, statistikat tregojnë të kundërtën: më shumë se 80% e femrave bëjnë blerje jo të sakta kur bëhet fjalë për përzjedhjen e intimove. Mos harroni se të brendshmet përbëjnë edhe mbulesën e parë për disa zona delikate të trupit të një femre si vagina, gjoksi dhe anusi. Por cilat janë gabimet për të cilat po flasim:

1.Vishni të brendshme që ju shtrëngojnë: E keni vënë re ndonjëherë që kur bëni dush të vini re shenja skuqjeje ose irritimi në shpatulla ose rrëzë kofshëve? Përdorimi i të brendshmeve më të vogla se masa juaj sjell mpirje, shenja skuqjeje, shtrëngim, vështirësi në qarkullimin e gjakut në këto zona të trupit, alergji dhe puçrra të vogla.

2.Nuk i ndërroni të brendshmet çdo ditë: Edhe pse nuk do të donim aspak ta thonim këtë gjë, shumë gra e vajza nuk i ndërrojnë të brendshmet çdo ditë, ndonëse tani që është verë duhet ta bëni më shpesh këtë gjë. Në qoftë se vazhdoni të përdorni të njëjtat të brendshme për një kohë të gjatë rrezikoni që të keni infeksione vaginale, përveç erës së rëndë të saj, sakaq rritet mundësia e shumimit të baktereve dhe kalimit të tyre në anus, sidomos kur përdorni tanga.

3.Lani intimot me detergjentët e papërshtatshëm: Kur lani të brendshmet duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe zgjedhjes së duhur të detergjentit. Shumë prej tyre përmbajnë përbërës kimikë, të cilët nëse nuk hiqen plotësisht gjatë shpëlarjes rrezikojnë të dëmtojnë lëkurën e ndjeshme të zonës gjenitale.

4.Flini me të brendshme: Është mëse normale që gjatë dimrit të flini me të brendshme dhe pizhame, por gjatë verës është e këshillueshme t'i hiqni pasi lëkura ka nevojë të marrë frymë. Fjetja pa të brendshme ndihmon trupin të rregullojë nivelet e kortizolit.

Published in MED+

Që femrat shtiren për orgazmën, kjo është tashmë e ditur. Por deri më sot është folur se arsyeja pse femrat aktrojnë se po arrijnë orgazmën ka qënë e lidhur me dëshirën për ti dhuruar kënaqësi partnerit të tyre duke ju bërë atyre të besojnë se ata e kanë kënaqur seksualisht partneren e tyre.

Por sipas një studimi të kryer së fundmi nga BRITISH PSYCHOLOGICAL SOCIETY ku kanë marrë pjesë 15 gra të moshës nga 19-28 vjeç dhe të cilat janë pyetur rreth përvojave të tyre për shtirjen e orgazmës, ato kanë thënë se shtirja lidhet kryesisht me dëshirën për ti dhënë fund “seksit të keq”.

Këto femra të anketuara për rreth 1 vit rresht për përvojat e tyre seksuale kanë klasifikuar si “seks të keq” disa përvoja të cilat për nga përshkrimi ngjasojnë me përdhunimin, megjithëse nuk e kanë trajtuar me term të tillë në shpjegimet e tyre.

Ky studim nxjerr në dritë një të vërtetë të re ku femra nuk ndihet plotësisht e lirë seksualisht dhe detyrohet të shtiret duke pritur që “seksi i keq” i cili nuk i jep asaj asnjë sadisfaksion të përfundojë sa më shpejtë, por nuk guxon ti kërkojë partnerit të saj të ndalojë apo edhe të flasë me të rreth kësaj teme.

Published in MAGAZINA
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll