Je në kërkim të princit tënd të kaltër, i cili megjithë përpjekjet e tua të shumta, nuk po duket fare në horizont?

Prandaj nëse do të kesh sukses në gjetjen e dashurisë dhe mashkullit tënd ideal, në këtë artikull po ju sjellim 15 hapat dhe rregullat kryesore që duhet të ndjekësh:

1. Tregohu e sinqertë me veten tënde: Nëse je në kërkim të dashurisë tënde, kjo nuk do të thotë se ti je dështake apo se nuk gjen dot meshkuj. Thjesht ka ardhur koha e përshtatshme që ti të gjesh mashkullin që gjithmonë ke kërkuar.

2. Ji e sinqertë me miqtë e tu: Nuk ka asgjë të sikletshme që miqtë dhe mikesaht e tua ta dinë se ti je në kërkim të mashkulli ideal, pasi ata mund të njohin dikë me të cilin mund të prezantojnë e nga një takim i thjeshtë mund të lindë një lidhje serioze.

3. Vij në rregull jetën tënde: Ti duhet të jesh shumë e qartë për atë që do në jetën tënde si dhe duhet ta dish me siguri se çfarë vendi do të zërë një mashkull në të. Prandaj para se të fillosh diçka serioze qartësoje me veten se çfarë vendi ka karriera dhe çfarë vendi ka një mashkull apo familja në jetën tënde.

4. Ti duhet ta dish se çfarë tip mashkulli të duhet: Ai duhet të jetë ideali yt, por në fillim ti duhet të kesh të qartë se çfarë ideali po kërkon dhe në fund të fundit duhet edhe të bësh disa kompromise pasi mashkulli ideal nuk ekziston dhe patjetër që do të këtë diçka mangët nga çfarë ke ëndërruar.

5. Hiq dorë nga stereotipet: Duhet të heqësh patjetër dirë nga steroptipet nëse dëshiron të gjesh mashkullin me të cilin do të kesh një lidhje serioze. Mos kërko meshkuj të tipit “I pasur dhe i bukur” “I butë, i durueshëm dhe besnik” etj, pasi asnjë mashkull nuk mund ti ketë të gjitha vetitë njëherësh.

6. Duaje veten tënde: Nëse ti nuk e do dhe vlerëson siç duhet veten tënde, si pret që të të duan të tjerët. Prandaj mësohu të duash veten tënde me të mirat dhe të metat që ke, pasi nëse ti nuk e shikon me dashuri veten tënde, si mund të të shikojë një mashkull?

7. Argëtohu dhe provo eksperienca rë reja: Duke u mbyllyr në shtëpi apo në zyrë vështirë se mund të gjesh mashkullin që po kërkon. Prandaj dil dhe argëtohu me miqtë dhe mikeshat dhe jepi mundësinë vetës të njohësh njerëz të rinj dhe të përjestosh eksperienca të reja.

8. Mëso nga gabimet: Nëse në të kaluarën ke pasur eksperienca jo të mira dhe lidhje që nuk kanë funksionuar, përdori këto eksperienca dhe gabimet e të kaluarës në favorin tënd për të mos përsëritur sërish ato veprime të cilat kanë qënë të gabuara.

9. Mëso të flirtosh dhe të jesh pasionante: Meshkujt i duan femrat të cilat dinë si ti bëjnë ata për vete. Porandaj vishu bukur, kujdesu për veten dhe guxo të flirtosh.

10. Krenohu me sukseset e arritura: Meshkujt i adhurojnë femrat e suksesshme në karrierë dhe të pavarura, prandaj suksesin tënd duhet ta shfaqësh hapur e të ndihesh krenare për arritjet e tua.

Je në kërkim të princit tënd të kaltër, i cili megjithë përpjekjet e tua të shumta, nuk po duket fare në horizont?

Prandaj nëse do të kesh sukses në gjetjen e dashurisë dhe mashkullit tënd ideal, në këtë artikull po ju sjellim 15 hapat dhe rregullat kryesore që duhet të ndjekësh:

1. Tregohu e sinqertë me veten tënde: Nëse je në kërkim të dashurisë tënde, kjo nuk do të thotë se ti je dështake apo se nuk gjen dot meshkuj. Thjesht ka ardhur koha e përshtatshme që ti të gjesh mashkullin që gjithmonë ke kërkuar.

2. Ji e sinqertë me miqtë e tu: Nuk ka asgjë të sikletshme që miqtë dhe mikesaht e tua ta dinë se ti je në kërkim të mashkulli ideal, pasi ata mund të njohin dikë me të cilin mund të prezantojnë e nga një takim i thjeshtë mund të lindë një lidhje serioze.

3. Vij në rregull jetën tënde: Ti duhet të jesh shumë e qartë për atë që do në jetën tënde si dhe duhet ta dish me siguri se çfarë vendi do të zërë një mashkull në të. Prandaj para se të fillosh diçka serioze qartësoje me veten se çfarë vendi ka karriera dhe çfarë vendi ka një mashkull apo familja në jetën tënde.

4. Ti duhet ta dish se çfarë tip mashkulli të duhet: Ai duhet të jetë ideali yt, por në fillim ti duhet të kesh të qartë se çfarë ideali po kërkon dhe në fund të fundit duhet edhe të bësh disa kompromise pasi mashkulli ideal nuk egziston dhe patjetër që do të këtë diçka mangët nga çfarë ke ëndërruar.

5. Hiq dorë nga stereotipet: Duhet të heqësh patjetër dirë nga steroptipet nëse dëshiron të gjesh mashkullin me të cilin do të kesh një lidhje serioze. Mos kërko meshkuj të tipit “I pasur dhe i bukur” “I butë, i durueshëm dhe besnik” etj, pasi asnjë mashkull nuk mund ti ketë të gjitha vetitë njëherësh.

6. Duaje veten tënde: Nëse ti nuk e do dhe vlerëson siç duhet veten tënde, si pret që të të duan të tjerët. Prandaj mësohu të duash veten tënde me të mirat dhe të metat që ke, pasi nëse ti nuk e shikon me dashuri veten tënde, si mund të të shikojë një mashkull?

7. Argëtohu dhe provo eksperienca rë reja: Duke u mbyllyr në shtëpi apo në zyrë vështirë se mund të gjesh mashkullin që po kërkon. Prandaj dil dhe argëtohu me miqtë dhe mikeshat dhe jepi mundësinë vetës të njohësh njerëz të rinj dhe të përjestosh eksperienca të reja.

8. Mëso nga gabimet: Nëse në të kaluarën ke pasur eksperienca jo të mira dhe lidhje që nuk kanë funksionuar, përdori këto eksperienca dhe gabimet e të kaluarës në favorin tënd për të mos përsëritur sërish ato veprime të cilat kanë qënë të gabuara.

9. Mëso të flirtosh dhe të jesh pasionante: Meshkujt i duan femrat të cilat dinë si ti bëjnë ata për vete. Porandaj vishu bukur, kujdesu për veten dhe guxo të flirtosh.

10. Krenohu me sukseset e arritura: Meshkujt i adhurojnë femrat e suksesshme në karrierë dhe të pavarura, prandaj suksesin tënd duhet ta shfaqësh hapur e të ndihesh krenare për arritjet e tua.

Published in MAGAZINA

Ndarja është një nga proceset më të vështira me të cilat njeriu përballet në jetë. Zakonisht vuajtja i mbetet atyre të cilët lihen nga partneri/ja, pasi ndarjet konsensuale janë shumë të rralla. Por sigurisht që pas ndarjes mund të ndiheni sikur ish partneri/ja është i vetmi në botë, apo se nuk do gjeni kurrë një tjetër, dhe madje mund ta shihni edhe si fundin e botës. Në fakt nga mërzitja dhe stresi i madh që njerëzit përjetojnë gjatë asaj faze, mund të bëjnë gjëra për të cilat do të pendohen.

1. Mos u mundoni të hakmerreni
Mund të mendoni që mënyra më e përshtatshme për ta lënduar është duke iu hakmarrë, mirëpo jo. Silluni sa më mirë që mundeni dhe lëreni ta kuptojë se çka ka humbur.

2. Ndryshojeni rutinën
Nëse vazhdoni të shkoni në restorantet në të cilat jeni takuar çdo të premte, atëherë nuk do t’ia dilni ta hiqni nga mendja. Pikërisht për këtë arsye duhet t’i ndryshoni vendet në të cilat shkoni dhe të krijoni kujtime të reja, në të cilat nuk përfshihet ai, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Mos flisni me shumë njerëz për ndarjen
Gjetja e ‘një krahu për të qarë’ pas ndarjes mund të ndihmojë, megjithatë është e rëndësishme që t’i zgjidhni njerëzit të cilëve i ankoheni. Nëse nuk veproni kështu, nesër mund të pendoheni për atë që keni thënë.

4. Mos e ndiqni në rrjetet sociale
Nuk keni nevojë t’i jepni fund miqësisë me të në ‘Facebook’, megjithatë duhet ta mos e ndiqni më, pasi që nëse postimet e tij shfaqen, nuk do ta keni të lehtë ta harroni.

5. Mos bini në grackën “dua që prapë të jemi miq”
Pas ndarjes është e rëndësishme të kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit. Në të ardhmen mund ta rindërtoni miqësinë, mirë në periudhën pas ndarjes është e rëndësishme t’i qëndroni larg.

6. Kujdes me lidhjet e reja
Mos filloni të takoheni me dikë tjetër gjatë kohës kur jeni ende e varur me ish të dashurin. Kjo gjë nuk është e drejtë, as për personin me të cilin flisni e as për ju. Mundohuni ta harroni krejtësisht ishin, para se të filloni diçka të re.

Published in MAGAZINA

Pothuajse çdo person ka përjetuar ndjenja të cilat kanë mbetur të pashpërblyera pavarësisht përpjekjeve të tyre.

Megjithatë, ekziston një teknikë e joshjes e cila ju garanton dështimin, e gjithashtu shërben si shenjë se nuk dini të filtroni!

Të qenit objekt i “mëshirës”

Absolutisht askush nuk do të ndërtojë me dëshirë një lidhje me një person i cili është gjithmonë i palumtur me ndonjë gjë.

Mos u sillni vërdallë me fytyrë të mërzitur duke u ankuar për jetën dhe duke pritur për mëshirë. Buzëqeshni – do të dukeni shumë më joshës!

Published in MAGAZINA

Nëse po pregatitesh për të dalë për herë të parë me një mashkull që të pëlqen, kij parasysh se meshkujt, njësoj si ne femrat, kanë dëshirë të pyeten për disa gjëra të caktuara për të cilat do të përgjigjeshin me shumë kënaqësi. Më poshtë po i listojmë:

1. Pyete si e shikon ai veten pas 5 vitesh: Meshkujve ju pëlqen të tregohen të fortë e të suksesshëm dhe nëse ti i bën atij një pyetje të tillë, atëherë ai me kënaqësi do të të flasë për objektivat dhe ëndrrat e veta.

2. Pyete se çfarë akti heroik do të ishte i gatshëm të bënte ai në jetë: Meshkujt duan të tregohen gjithnjë me shumë kurajo dhe trimëri dhe fantazia e tij nuk ka frena kur bëhet fjalë për raste të tilla, aq më tepër nëse ai do të bëjë përshytpje të mirë tek ty në takimin e parë.

3. Pyete se si duhet të jetë për të takimi ideal: Një pyetje e tillë do të të ndihmojë që të krijoni bashkarisht planet për takimin e rradhës dhe nga ana tjetër ti po i kushton vëmëndje mendimit të tij, çka çdo mashkull do ta vlerësonte.

4. Pyete se çfarë ushqimi i pëlqen më shumë dhe çfarë nuk do të hante kurrë: Meshkujt në përgjithësi e kanë pikë të dobët ushqimin dhe të jesh e sigurit se kësaj pyetjeje ai do ti përgjigjej me shumë kënaqësi.

5. Pyete me humor nëse edhe ai ka kaq shumë emocione si ti në këtë takim: Dihet se në takimin e parë çdokush ka emocione, madje edhe meshkujt. Prandaj duke i bërë një pyetje të tillë, ti po tregohesh e sinqertë duke e ftuar edhe atë me humor të jetë i sinqertë me ty.

6. Pyete se cila është anekdota e tij e preferuar: Me këtë rast edhe do të kuptosh sensin e tij të humorit, por edhe ai do të jetë i gatshëm të përgjigjet pasi meshkujt dinë me qindra anekdota dhe janë gjithnjë gati për ti treguar.

7. Pyete (kjo është shaka) nëse ai dëshion të bëjë seks me ty: Sigurisht që kjo mund të jetë pyetja e parë që ai do të donte me të vërtetë të dëgjonte nga ty…Por më mirë mbaje për vete këtë pyetje pasi ti e di ndërkohë përgjigjien.

Published in MAGAZINA

Dashuria është një nga përvojat themelore të jetës. Dashuria përcaktohet si një gjendje e këndshme e zgjimit emocional dhe fizik, nga ndërveprimi me dikë real apo të imagjinuar.

Por pse me kalimin e viteve femrat e kanë më të vështirë të bien në dashuri?

Keni krijuar identitetin

Kufijtë tuaj janë të përcaktuar në mënyrë të përkryer, ju e dini kush jeni dhe çfarë doni.

Nuk keni më shumë kohë për lojëra

Dashuria është e çmendur. Harxhoni shumë kohë me lojëra, jetoni ëndrrën dhe bëni gjëra që t’ju mbushin mendjen. Sa më shumë koha kalon aq më pak kohë keni për këto gjëra.

Ndjeni presionin e kohës

Dashuria është një gjendje në të cilën kufijtë hapësirë-kohë janë të mjegulluara. Pyesni dy të dashuruar se çfarë do të bëjnë nesër dhe ata do t’ju thonë se nuk e dinë. Por sa më shumë ajo rritet aq më e vështirë bëhet ora e shpëtimit.

Doni të ndihmoni njerëzit

Sa më shumë rriteni bëheni më të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Kjo është një gjë e bukur, por nuk është dashuria e vërtetë.

Jeni më të frikësuara

Tani, në çdo takim personi i nënshtrohet shqyrtimit të metave të tij. Ju jeni shumë më selektivë dhe keni akoma më shumë frikë.

Published in MAGAZINA

Të gjesh kënaqësinë së bashku me partnerin është një mënyrë ndërgjegjësimi që askush tjetër përveç tij mund t’i dhurojë kënaqësi ditëve tuaja.

Published in MAGAZINA

Arsyet pse të mbash një lidhje afatgjatë ditët e sotme është një sfidë më vete, janë të shumta.

Published in MAGAZINA

Një shprehje thotë “Ka një arsye pse nuk jeni më bashkë” dhe është e drejtë. Këto shkrime udhëzuese të bëjnë pikërisht të mendosh për ato arsye, rëndësinë e tyre duke të ndaluar të rikthehesh te problemet e vjetra.

Published in MAGAZINA

Të jesh me një partner është e thjeshtë, por të jesh pranë partnerit të duhur për një marrëdhënie afatgjatë, është shumë e vështirë.

Published in MAGAZINA

Nuk është e lehtë të bësh diferencën mes pëlqimit dashurisë dhe epshit.

Published in MAGAZINA
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll