Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit për Partinë Demokratike nuk ka sjellë vetëm ngrirjen e postit të kryetarit Basha. Këtë të enjte një tjetër përfaqësues i lartë në PD ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në parti. Bëhet fjalë Besnik Aliajn, i cili prej 2 vitesh mbante postin e koordinatorit të politikave të territorit në selinë blu. Nëpërmjet një statusi në facebook, Aliaj jep arsyet se përse largohet nga postin në PD, ndërsa thotë se do të vijojë të jetë antar i thjeshtë i saj.
Besnik Aliaj:
“Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa të jap kontributin tim modest, largohem nga çdo “funksion” imi në PD dhe ja le radhën të tjerëve më të zotë që të kontribuojnë. Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si antar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt për zgjedhjen tuaj si për ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, edhe për ata që më kanë keqkuptuar ose sulmuar. Në çdo rast kjo botë ka vend për të gjithë!”

 

besnik_aliaj.png

Published in INNEWS

Sali Berisha foli. I qartë për të gjithë demokratët, dhe partinë që themeloi 27 vite më parë. Lideri historik thotë se ringritja e PD bëhet vetëm përmes një rruge.
Sali Berisha:
“Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë, ajo kalon përmes BASHKIMIT dhe jo përmes PERÇARJES as dhe PËRJASHTIMIT”.
Rezultati i zgjedhjeve është përtej asaj që demokratët priten, por Sali Berisha thotë se kreu i PD Lulzim Basha mori përsipër përgjegjësinë, e ai nuk është i vetmi.
Sali Berisha:
“Drejtues por dhe anëtarë të thjeshtë të PD kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit, i cili padyshim është përgjegjësi më kryesor por natyrisht jo i vetëm për këtë humbje. Nga ana tjetër, kryetari i PD ka njohur përgjegjësinë e tij personale kryesore për këtë humbje. Statuti i partisë parashikon hapjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të partisë, dhe ky i fundit ka deklaruar se do të ngrijë funksionet e tij si kryetar partie për kohën e procesit të zgjedhjes së kryetarit, për të mos ndikuar në këtë proces”.
Nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook, Sali Berisha kërkon analizë të plotë se përse PD sot ka 200 mijë vota më pak, e ndaj sipas tij duhet nga garë e barabartë për lidershipin e ri.
Sali Berisha:
“Rëndësi vendimtare ka që PD t’u mundësojë të gjithë anëtarëve të saj një proces të drejtë, të ndershëm, të barabartë dhe të pandikuar nga askush për të zgjedhur lidershipin që ata mendojnë dhe gjykojnë se mund t’i çojë si një opozitë e fuqishme drejt fitores, sa më shpejt, të mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve. Përndryshe na pret një e ardhme e pasigurtë!”

Published in INNEWS

Në 22 korrik demokratët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Vendimi është marrë nga Edi Paloka e Edmond Spaho, në mbledhjen që zhvilluar këtë të mërkurë, menjëherë pasi Basha i delegoi këtë përgjegjësi. Në vendimin mbi hapjen e procesit zgjedhor, të gjithë kandidatëve ju lihet afat që të dorëzojnë kandidimin e tyre brenda datës 2 korrik. Ishte ngrirja e postit të kryetarit Basha, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës e cila hapi dhe rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme. 

Në këtë mënyrë Partia Demokratike është futur në një fazë shumë të rëndësishme, atë të zgjedhjes së lidershipit të ri. Hapja e garës për kryetarin e Partisë Demokratike një ditë më parë solli dhe emrat e parë që bëhen pjesë e garës. Pas Bashës që deklaroi se do të kërkojë një mandat të dytë, Eduard Selami shpall kandidaturën për të marrë në dorë drejtimin e partisë demokratike. 

Eduard Selami: 

“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”.

E pasi bëri publik vendimin e tij, themeluesi i PD ka mbërritur në selinë blu, ku është takuar me grupin organizativ për zgjedhjet. Pas takimit Selami thotë se nga gara do të fitojë vetë partia demokratike.

Ndërkohë në partinë demokratike janë ngritur dy grupe të cilët kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës. E ndërsa grupi më kritik kërkonte dorëheqje të parevokueshme, ata nuk kanë sjellë akoma një kandidat për të marrë drejtimin e partisë. Ndërkohë grupi që do të merret me organizimin e zgjedhjeve në parti ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në selinë blu. 

 

Në 22 votimi për kreun e PD-së, mësoni kandidatët e parë

Në 22 korrik demokratët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Vendimi është marrë nga Edi Paloka e Edmond Spaho, në mbledhjen që zhvilluar këtë të mërkurë, menjëherë pasi Basha i delegoi këtë përgjegjësi. Në vendimin mbi hapjen e procesit zgjedhor, të gjithë kandidatëve ju lihet afat që të dorëzojnë kandidimin e tyre brenda datës 2 korrik. Ishte ngrirja e postit të kryetarit Basha, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e së dielës e cila hapi dhe rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.

Në këtë mënyrë Partia Demokratike është futur në një fazë shumë të rëndësishme, atë të zgjedhjes së lidershipit të ri. Hapja e garës për kryetarin e Partisë Demokratike një ditë më parë solli dhe emrat e parë që bëhen pjesë e garës. Pas Bashës që deklaroi se do të kërkojë një mandat të dytë, Eduard Selami shpall kandidaturën për të marrë në dorë drejtimin e partisë demokratike.

Eduard Selami:

“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”.

E pasi bëri publik vendimin e tij, themeluesi i PD ka mbërritur në selinë blu, ku është takuar me grupin organizativ për zgjedhjet. Pas takimit Selami thotë se nga gara do të fitojë vetë partia demokratike.

Ndërkohë në partinë demokratike janë ngritur dy grupe të cilët kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës. E ndërsa grupi më kritik kërkonte dorëheqje të parevokueshme, ata nuk kanë sjellë akoma një kandidat për të marrë drejtimin e partisë. Ndërkohë grupi që do të merret me organizimin e zgjedhjeve në parti ka qëndruar përgjatë gjithë kohës në selinë blu.

Published in INNEWS

Pasi shpalli kandidaturën për kryetar të partisë Demokratike Eduard Selami ka mbërritur në selinë blu. Por në të njëjtën kohë në selinë e Partisë Demokratike ka mbërritur dhe kryetari i ngrirë Lulzim basha. Në media u aludua për një takim mes dy kandidatëve, por në fakt vetë Selami ka sqaruar gjithë të vërtetën. Eduard Selami deklaroi se mbërritja në seli kishte një tjetër qëllim, takim me grupin organizativ për zgjedhjet në parti dhe se nuk ka patur një takim me Bashën. Ndërsa për mediat Selami deklaroi se gara për zgjedhjen e lidershipit të selisë blu do të forcojë edhe më shumë Partinë Demokratike.
Eduard Selami:
“Nga kjo garë PD del edhe më e fortë”.
Ndërkohë mësohet se gjatë pasdites Selami do të japë një deklaratë për mediat nga selia blu.

Published in INNEWS

Zërat kritikë ndaj Lulzim bashës, e majde deri tek kërkesa për dorëheqje të parevokueshme erdhën menjëherë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave. Por veç kritikëve ka dhe zëra që kërkojnë forcimin e partisë, e kjo sipas Besnik Aliajt bëhet e mundur vetëm përmes korrigjimit të partisë dhe unifikimit të saj. Nëpërmjet një statusi në facebook Besnik Aliaj kërkoi që gara për kreun e partisë të jetë transparente dhe demokratizuese.
Besnik Aliaj:
“NJË ANTAR - NJË VOTË!
Sa më transparente, demokratizuese dhe sa më gjithëpërfshirëse ...
Të tjerat janë pallavra pa vlerë dhe vetëm përçarje! Natyrisht një analizë e fortë e shkaqeve dhe situatës për të nxjerrë përgjegjësitë e kryetarit, strukturave të tjera, dhe secili vetvetes, për të mos harruar konkluzionet se si të përmirësohemi më tej! Për 2 vjet vijnë zgjedhjet lokale! Koha ecën shpejt! Korrektimi i problemeve dhe unifikimi është e vetmja rrugë që ndihmon!”

Published in INNEWS

Ndërsa zërat që po kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Ndërsa ka heshtur përballë këtyre zërave, dhe deri në këto momente nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik Lulzim Basha i është drejtuar zyrës së Sali Berishës. Për 45 minuta me radhe kreu i PD ka qëndruar kokë ë kokë me Liderin Historik të demokratëve, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur Bashën gjatë drejtimit të partisë. Ndërkohë pas këtij takimi Lulzim Basha i është drejtuar selisë së PD, ku pritet që të mbajë dhe deklaratën e parë për mediat, e cila në fakt po pritet me shumë interes.

Published in INNEWS

Analisti Fatos Lubonja thotë se pas rezultatit të dobët që pati PD-ja në këto zgjedhje, lideri i saj, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Lubonja theksoi se opozita në këto zgjedhje nuk ngjalli besim. Mes të tjerash ai tha se marrëveshja mes PS-PD ishte një kosto e madhe për opozitën.
“Opozita nuk ngjalli besimin, për të mishëruar frymën e kontestimit dhe ndryshimit. Ajo që vë re unë paradoksalisht është se ka një kthim te Berisha se ai është fitimtari se ai fiton. Unë jam kundra kësaj ne kemi nevojë për një PD që ka nevojë për një reflektim të thellë se një nga shkaqe e humbjes, përtej aftësisë, paaftësisë së Bashës apo Berishës është se PD ka qenë një parti oligarkësh si të gjithë. Kur mori Rama Kryeministrinë, u kthye te oligarket, kjo parti s’kishte më kush e financonte, pra është edhe puna e parave.
Problemi është ky: PD është për mua parti e djathtë dhe PS e majtë. Kështu u zhvilluar në vitet 90 si ide, pastaj ka ndodhur që PS është bërë parti oligarkësh, PD ishte parti oligarkësh po tani çfarë do beje Basha? Do kthehet ne parti oligarkesh apo do transformohet nga parti e madhe e djathtë në të majtë. Mendimi im është që Basha është shumë konfuz, del me foton e Trumpit aty, për mua s’ka vizion PD, do shkojë të populli apo do shkojë te këto oligarkët. Marrëveshja kishte kosto të madhe në kuptimin e frymës së kontestimit të PD. Basha duhet të dorëhiqet”, - tha Lubonja.

Published in INNEWS

Humbja e Partisë Demokratike në mbarë vendin është evidente. Por në njësinë 8 në kryeqytet, ku dhe ai është votues ka humbur, edhe pse njihet si një bastion i demokratëve. E majta e ka pasur gjithmonë vështirë të fitojë aty, por në një foto deputeti socialist i kësaj zone Ervin Bushati tregon se jo vetëm në njësinë 8, por Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit.
Duke treguar procesverbalin e qendrës së votimit 1929, Bushati tregon se Partia Socialiste ka fituar në këtë qendër me 61 vota më shumë.
Ervin Bushati:
“2 herë mat Basha. Në QV 1929 e njohur si bastion historik i PD por dhe si “çerdhja” e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS & 151 vota për PD (+61)! Këtu votoi dje – kryetari i sotëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë!”.

Published in INNEWS

Pas përfundimit të procesit të votimit kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi e ka mbetur procesi vendimtar ai i numërimit të votave. Basha ka kërkuar nga numëruesit dhe vëzhguesit që të mbrojnë vullnetin e popullit. Në një dalje për mediat Basha është shprehur optimist për rezultatin e votimeve dhe për fitoren.

Tani që votimi përfundoi ka mbetur procesi vendimtar, ai i numërimit të votave. I bëj thirrje të gjithë atyre janë përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Ju takon ju vëzhgues, numërues të KZAZ që të bëni gjithçka që vullneti i qytetarëve të përmbushet. Nga të dhënat që kemi marr deri tani unë jam shumë optimist për rezultatin dhe për fitoren.

Published in INNEWS

Vetëm një ditë përpara mbylljes së fushatës elektorale, socialistët kanë vendosur të mbajnë mitingun përmbyllës në kryeqytet. Por ndërsa gjithë vëmendja e socialistëve të kryeqytetit është fokusuar përgjatë gjithë ditës për këtë aktivitet, Kryeministri Rama i ka paraprirë mitingut me një video të shpërndarë në facebook. Tirana dje dhe sot, transformimi i saj nën qeverisjen e socialistëve në qeveri dhe në bashki është paraqitur në një video rreth 2 minutëshe, ku shfaqet projektet madhore të realizuar gjatë këtyre viteve si pazari i ri, bulevardi dhe qendra e kryeqytetit.

Ndërsa komenti i kryeministrit për këtë video thekson rëndësinë dhe peshën e votës së qytetarëve.
Mbajtja e mitingut gjatë pasdites do të sjellë dhe bllokim të disa akseve rrugore në kryeqytet. Është policia e Tiranës ajo që ka bërë publike orarin dhe segmentet rrugore që do të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Nga ora 17 e deri në përfundim të mitingut përmbyllës të partisë socialistëve, bllokohen 4 akse rrugore. Bllokimi i këtyre akseve rrugore sjellë dhe postimin të disa linjave të urbanëve.
RRUGËT QË BLLOKOHEN:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
– Rruga “Abdyl Frashëri”
– Rruga “Lek Dukagjini”
– Rruga “Ismail Qemali”

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll