Çdo kush nga ne qoftë për batutë i ka thënë një herë në jetë një kolegu se është spiun. Por kur bëhet fjalë për spiunë të ligjëruar pakkush do të paguhet si i tillë. Shqiptarët që punojnë në ndërmarrje me mbi 100 punonjës me ligjin e ri Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” duhet që të ketë dy persona të punësuar që të raportojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë mbi atë ç’ka ndodh në ndërmarrje e tyre. Deri në 15 korrik ndërmarrjet dhe publike dhe private duhet të dërgonin pranë inspektoriatit emrin e personit të përzgjedhur për të kryer funksionin e sinjalizuesit. Po deri më sot pak ndërmarrje janë përgjigjur. Punonjësi duhet që të jetë një vëzhgues që do hetojë administratën dhe do shqyrtojnë sinjalizimet për rastet e korrupsionit e informacionin duhet ta dërgojnë tek Inspektoratiti i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
Disa ndërmarrje i kanë shkruar inspektoriatit ku i kërkojnë që tu gjejë vetë një punonjës se personeli i tyre s’ka pranuar.
Në Shqipëri ka mbi 1200 biznese që kanë më shumë se 100 punonjës. Një pjesë e tyre e kanë ngritur këtë strukturën e “spiunazhit”, por ka dhe nga ata që po hasin vështirësi për të gjetur spiunin brenda ndërmarrjes.

Published in INNEWS
Monday, 24 July 2017 15:29

Vapë, deri kur…[VIDEO]

Të gjithë që shkojnë në plazh apo dhe ata që janë në punë kanë interes të madh për të mësuar në lidhje me motin. Kështu që sinoptikanët kanë raportuar se temperaturat përvëluese duket se do të jenë të tilla edhe këtë fillim jave. Edhe këtë të hënë ato do jenë shumë të larta mbi 38 gardë. Po pas kësaj dite e marta do të jetë krejt ndryshe. Bazuar në parashikimin e fushës termike për ditët vijuese deri në fund të korrikut, sinoptikanëve thonë se moti këtë javë do të jetë më i freskët se ditët që lamë pas. E do të jetë 1 gushti që do të rikthejë të nxehtin afrikan.
Kështu që të gjithë ata që do bëjnë pushime në ditët e para të gushtit moti është me ta. Termometri do të kalojë 38 gradët e pritet të shkojë deri në 40.
Po në këtë periudhë kujdes të shtuar duhet të kenë ata që pushojnë në plazh e që i përkasin kategorisë së fëmijëve dhe të moshuarve, nuk duhet të ekspozohen në diell nga orës 11 deri në 16.

Published in INNEWS

Mjafton që të jesh larg Shqipërisë e ndjehesh më mirë e më i vlerësuar monetarisht dhe shpirtërisht. Kjo është motoja e shumë intelektualëve shqiptarë dhe jo vetëm teksa kanë marrë vendimin për të lënë vendin. Çdo vit mbi 100 mjekë e dhjetra infermierë lënë vendin. Këtë e fakton Urdhëri i Mjekut, ku vetëm në 2016 ata u kanë dhënë mjekëve 145 çertifikata për sjellje të mirë, që ua lëshojnë atyre për të plotësuar dosjet e tyre të dokumentacionit për të lënë vendin.
E shumë nga ta ja kanë dale, sot punojnë në vende të zhvilluara me kushte dhe paga më të mira. Ky numër është gjithjë në rritje pasi në 2015 ai ka qënë 120. Kjo është vetëm një statistikë zyrtare se nëse shton dhe të tjerë që kanë nuk kanë qënë të regjistruar tek Urdhëri i Mjekut numri i të larguarve nga rradhët e bluzave të bardha rrite dhe më shumë. Një tjetër mënyrë është dhe llotaria kanadeze me qindra intelektuale çdo vit aplikojnë dhe lënë vendin. Po kështu dhe aplikimet për atë amerikane rriten çdo vit duke kaluar dhe shifrat e 200 mijë shqiptarëve.
Ndërsa më të rinjtë kanë gjetur një mënyrë edhe më vlefshme për të lënë vendin duke aplikuar për studime. Raporti i më i fundit Institutit të Statistikave të UNESCO-s flet se në 2016, 24 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendit. Ata janë shpërndarë kudo në shtete fqinje deri dhe në kontinente të tjerë. Nga Brazili, Zelanda e re, Australia apo dhe vendet e lindjes së mesme.

Published in INNEWS

Migrimi i trurit është bërë një fenomen që ka prekur vitet e fundit vendin tonë. Shumë intelektualë janë larguar, por si të mos mjaftonte kjo të dhënat në lidhje me studentët shqiptarë që studiojnë jashtë e më pas nuk kthen më janë edhe më alarmante.
Raporti i Bankës Botërore fakton këto të dhëna, pasi rreth gjysma e profesorëve, shkencëtarëve dhe intelektualëve që kanë kryer një pjesë të studimeve në shtete të tjera në 20 vitet e fundit, kanë qëndruar jashtë Shqipërisë pas përfundimit të studimeve. Po kështu dhe të rinjtë që shkojnë për studime të plota jashtë vendit gjatë anketimeve ka rezultuar se mbi 90% e tyre nuk duan të kthehen në vendin e tyre. Arsye kryesore që ata japin janë mundësitë e pakta që iu ofron Shqipëria, nga pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë apo dhe cilësia e ulët e jetesë.
Gjithësesi nga rezultatet e pyetësorit vihet re se dëshira për t’u kthyer në atdhe në parim ekziston, pasi ata ndiejnë një përgjegjësi për të kontribuar për zhvillimin e vendit, por ajo që iu ofrohet është e mangët.
Një tjetër problem është se asnjë institucion shqiptar nuk të dhëna të sakta mbi fenomenin e migrimit të truri, e për pasojë nuk mund të merren politika sociale për ta me qëllim që të kthejnë kokën pas dhe të kontribojnë në Shqipëri.

Published in INNEWS
Thursday, 20 July 2017 15:31

Kujdes, jo më abone pa foto[FOTO][VIDEO]

Nga 1 gushti të gjithë qytetarët e kryqytetit nuk do të udhëtojnë më me abone, nëse ajo nuk ka foto të personalizuar. Shoqata kanë marrë këtë vendim, pasi shpesh herë një abone qarkullon në disa duar dhe nuk përdorët vetëm nga personi që e ka blerë. Edhe parametrat e fotografisë janë të përcaktuara. Dhe nga sot të gjithë përdoruesit e transportit publik mund të njoftohen për detajet kur të qarkullojnë pasi në çdo urban është ngjitur njoftimi për këtë ndryshim.

aboooone.jpg
Çdo ditë në kryeqyetet qarkullojnë me mjetë publike mbi 200 mijë qytetarë dhe pas kohë më parë Bashkia e Tiranës realizoi një anketim. Ku në lidhje me shërbimet e trasportit publik vetëm 50% e qytetarëve ishin të kënaqur. Pjesa tjetër kishin pakënaqësi në lidhje me kohën që duhet të presin nëpër stacione, pasi është disi e gjatë në disa orare kur dhe trafiku rëndohet. E për ketë arsye Bashkia jo vetëm shtoi dhe zgjati disa linja, por u kërkoi kompanive të transportit që në orët e pikut të lëvizjeve të paktën në mëngjes herët, në drekë dhe pasdite nga ora 16 deri 18 të shtojnë numrin e autobusëve.

Published in INNEWS

Shumë sëmundje që mjekët i përcaktojnë me origjinë ushqimore, po njohin rritje në vendin tonë. Kjo përbën një problem shumë të madh për shëndetin publik, por dhe për brezat që do të vijnë. Në vendin tonë ekziston një institucion që merret me kontrollet e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe shumë herë marrin aksione të forta kontrolli e kanë zbuluar me qindra problem tek produktet me të cilat ushqehemi. AKU ka zbuluar me dhjeta laboratorë të paligjshëm, që përdoren për falsifikim të datave të skadencave apo dhe për prodhim të produkteve jo cilësore që më pas iu falsifikojnë firmave prestigjoze logot dhe i nxjerrin në treg. Në dy javët e fundit janë kryer dhe 200 inspektime në 12 qarqet e vendit, ku 161 subjekte rezultuan që nuk plotësonin kushtet e sigurisë dhe cilësisë, ndaj disave iu është bllokuar malli dhe të tjerë kanë marrë gjoba. Lajmi që bëri më shumë bujë muajt e fundit ishte bllokimi i 26 ton mish pule nga Brazili me salmonela që u kap dhe u kthye mbrapsht në kohë.
Tani që është verë AKU ka përforcuar masat dhe iu ka dhënë më shumë porosi për kontrolle të shtuara inspektorëve. Po më të pasigurta janë ushqimet që tregëtohen nga ambulatët. Tregëtarët gjejnë shteg për të abuzuar, pasi dhe zbatimi i ligjit nuk është në ndërgjegjien e shumicës së tyre.

Published in INNEWS

Edhe pse vendi ynë ka marrë notat më negative në lidhje me kultivimin dhe tregëtimin e hashashit e jemi të parë në Europë, përdorimi i tij është i ulët në krahasim me shumë shtete të tjera. Po çuditërisht mbajmë numrin një në botë dhe marrim vlerësimin më negativ në lidhje me përdorimin e kokainës. Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara në Raportin Vjetor të Drogave 2017, rendit Shqipërinë të parin vend në botë për prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës me 2.5%.
Pas Shqipërisë, përdorimin më të larë të kokainës e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një prevalencë prej 2.3%. Më pas renditen shtetet e Mbretërisë së Bashkuar. Habitesh nëse sheh se Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj, ka një prevalencë të ulët të përdorimit nga popullata prej 0.7%.
Po gjithësesi për përdorim të hashashit vetë Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon. Ndërsa për drograt e tjera Shqipëria ka një përdorim të ulët.
Raporti vlerëson se në një total prej 246 milionë njerëz, në botë ose 1 në 20 persona mes moshave 15 dhe 64 vjeç, kanë përdorur një drogë të paligjshme. Kjo shënon një rritje prej 3 milionë më shumë se në raportin e mëparëshëm të OKB.

Published in INNEWS

Shqiptarët mbajnë numri një në Evropë për përdorimin e miellit dhe bukës. Por sa e sigurt është cilësia e produktit bazë ushqimor? Në fakt ekspertët ngrenë alarmin se situata është shumë e rëndë se të gjitha elementët e mjellit për bukë janë totalisht nën normat e BE, kështu që në vend që të ushqehemi shëndetshëm e dëmtojmë organizmin. Sipas Alban Zusit jo vetëm importojmë miell me cilësi të ulët, por dëmi është dhe më i madh kur atij në vendin tonë i shtohen dhe përzierësa të tjerë.
Edhe produktet e tjera ushqimore nuk janë të një cilësie të mirë, pasi kimikateve që iu hidhen nuk ua kontrollon njeri masën madje përdoren dhe lloje të rrezikshme, që Evropa ka dhjetra vjet që i ka ndaluar.
Kreu i Qëndrës së eksporteve, Zusi e mbyll intervistën për IN News me një këshillë për qeverinë Rama, sipas tij siguria ushqimore nuk duhet neglizhuar e duhet të jetë në plan të parë në politikat e këtij katër vjeçari.

Published in INNEWS

Duhet të kalosh klasën jep para. Kjo është forma më klasike e korrupsionit në arsim. Por së fundmi metodat janë sofistikuar, pasi për ta patur mirë më profesorët bliu librat apo shko dhe ndiq kurse private. Kjo është panorma e korrupsionit në arsim dhe të dhënat e fundit janë shumë alarmante.
Një grupimi i të rinjve të Qëndresës qytetare ka anketuar qindra studentë për të realizuar një raport mbi nivelin e korrupsionit në arsimin shqiptar të cilit ia kanë nisur dhe Transparency International.
Sipas vlerësimit të studentëve, 90 % e tyre mendojnë se korrupsioni në universitetet publike është mbi nivelin mesatar dhe se kanë dëgjuar raste konkrete të dhënies së rryshfetit, ndërsa 25% e tyre kanë qënë vetë viktima dhe kanë dhënë para në këmbim të arsimimit.
Një shqetësim edhe më i madh është se denoncimimet për rastet e korrupsionit në arsim është i papërfillshmë.
Vetëm 10% kanë denoncuar por dhe janë zhgënjyer pasi askush nuk është ndëshkuar, madje 60 % e studentëve nuk besojnë se denoncimet do të jenë efektive në zgjidhjen e problemit, pra askush nuk beson tek drejtësia.
Në bazë të këtyre gjetjeve Transparency International rekomandon që masat ligjore të universiteteve publike duhet te forcohen dhe përgjegjësia duhet të jetë e dyfishtë si e organeve akademike edhe atyre administrative të formuara bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë në Shqipëri, por dhe mungesa e organizimit të mekanizmave studentore është një nga shkaqet kryesore të mosaktivizimit të studentëve kundër fenomenit të korrupsionit. Ndërsa Ministrisë së Arsimit i jepet një sugjerim, duhet të ushtrojë kontrolle periodike nëpërmjet anketimeve vlerësuese të nivelit të korrupsionit dhe të marrë masa urgjente.

Published in INNEWS

Kujdes dikush do t'ju përgjojë në vendin e punës. Në të gjitha ndërmarrjet publike a private do të vendosen persona të posaçëm që do të dënoncojnë veprimet e punonjësve. Roli i “spiunit” tashmë do të jetë më shumë prezent tek bizneset që kanë më shumë se 100 punonjës dhe në to do të kenë të paktën dy të tillë. Ky rol tashmë është ligjor. Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, që ka hyrë zyrtarisht në fuqi detyruar çdo ndërmarrje të madhe, të ketë strukturë të posaçme spiunazhi.
Më tej këta persona do të raportojnë tek Inspektoriai i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. ILDKPKI, iu ka çuar sipërmarrësve një shkresë, ku u kërkohet të dorëzojnë pranë këtij institucioni strukturën dhe të dhënat personale të sinjalizuesve apo siç quhen në zhargon spiunë. Po nëase nuk zbatohet kjo kërkesë, atëherë biznesi ngarkohet me përgjegjësi jo vetëm administrative, por dhe penale.
Struktura e posaçme do të sinjalizojë tek organet e ligjit rastet e korrupsionit brenda ndërmarrjes, shpërdorimin e detyrës, shpërdorimet financiare apo vepra të tjera të paligjshme. Këta persona do të paguhen nga ndërmarrja dhe gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.
Sipas Inpektoriatit të Kontrollit të Pasurisë, qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e korrupsionit si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.

Published in INNEWS
radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll