INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon takimi Vuçiç-Thaçi, çfarë ndodhi në Bruksel

Dështon takimi Vuçiç-Thaçi, çfarë ndodhi në Bruksel

Publikuar më: 16:52 07-09-2018

Dështon takimi i shumëpritur mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut serb Aleksandër Vuçiç. Shefja e Diplomacisë së BE-së Federica Mogherini u takua më vete me dy krerët e shtetit.

Ishte Aleksansdër Vucic i cili pas takimit kokë më kokë me diplomaten Mogherini refuzoi të përballej me homologun Kosovar.

E gjithë vëmendja sot ishte në Bruksel, ku pritej që bisedimet do të ishin një hap përpara për normalizimin e raporteve Prishtinë –Beograd.

Dhe për më tepër që çështja e kufijve duket se ka ndezur debatet. Ishte Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili theskoi se refuzimi i Vuçiç ishte përgjigje ndaj autoriteteve të Kosovës në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore dhe ndalesën për të vizituar edhe liqenin e Ujmanit.Arsyeja, sipas Marko Gjuriç, ishin “mashtrimet, kërcënimet dhe gënjeshtrat e shqiptarëve”.

Pyetjet që shtrohen tani janë nëse bisedimet do të zhvillohen në një moment tjetër dhe nëse Prishtina do t’ia bllokojë kreut të shtetit serb vizitën e planifikuar në Kosovë.Zyrtari serb theksoi më tej se është e papranueshme, që Thaçi shton në bisedime kërkesa për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në një kohë kur në dialog diskutohet vetëm shteti i Kosovës.

Pak minuta pas lajmit të refuzimit reagoi edhe presidernti Thaçi i cili nuk e konsideroi bojkot vendimin e Vucic duke cilësuar se është dicka normale që ata të takohen ndaras me përfaqësuesn e politikës së Jahstme Mogherini e cila megjithatë u shpreh optimiste për të ardhmen.

Nga ana tjetër e ashpër në reagimin e saj ishte dhe Kryenimistrjan Serbe Anna Brnabic e cila përmes një deklarate iu drejtua ndërkombëtareve që të mos “testojë” durimin e Serbisë kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovë.

Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve të cilët sipas saj janë të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701