INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të jeni të lumtur? 5 këshillat që duhet ti dëgjoni!

Dëshironi të jeni të lumtur? 5 këshillat që duhet ti dëgjoni!

Publikuar më: 22:05 26-04-2016

Një studim i kryer nga Prf.Dr. Raj Raghunathan, nga Universiteti i Teksasit, na tregon 5 tipare që janë nën kontrollin tonë, të cilat ndikojnë shumë në lumturinë tonë.

Sipas këtij studimi çelësi i lumturisë është të dimë ku të kërkojmë.

Mos e ndiqni lumturinë

Kjo është më shumë çështje balancimi, ku duhet të vendosim prioritete në vend se të ndjekim lumturinë. Gjeni gjërat që të bëjnë të ndihesh i lumtur – një natë e mirë gjumi, dalje me shoqëri, vizitë ne fshat etj…çfarëdo qofshin këto gjera bëjeni një listë dhe vendosni prioritetet.

Merrni përgjegjësi

Kurrë mos i fajësoni të tjerët për trishtimin tuaj. Tregojini vetes që është në duart tuaja pa marrë parasysh rezultatin. Filloni duke u kujdesur për veten, bëni më shumë aktivitete fizik, shikoni cilat aktivitete fizike ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe zbatoni ato.

Mos bëni krahasime

Në qoftë se bëni lidhjen e lumturisë me të qenit superior, do të jeni të mërzitur gjatë gjithë kohës. Të bëjmë krahasime është tunduese për ne, e që shpesh e përdorim për të motivuar veten.

Mirëpo do të kuptoni që objektivat dhe rrethanat për to ndryshojnë në mënyrë konstante dhe në fund nuk do të dilni fitues. Kur bëjmë krahasime, zakonisht gjejmë të metat tona, gjë që është e dëmshme. Bëhuni të vetëdijshëm për dëmin dhe jeni më të butë ndaj vetes.

Jini koherent

Të gjithë kemi pasur eksperienca që na kanë bërë për vete dhe kemi humbur sensin e kohës. Të qenit në moment gjithashtu nënkupton që nuk jemi të ndrojtur. Shikoni se çfarë ju pëlqen të bëni qoftë gatimi, vrapimi, udhëtimet etj… dhe futini në rutinën tuaj.

Kini besim

Sa më shumë që kemi besim tek personat e panjohur do të ndihemi më të lumtur. Filloni duke qenë më të hapur, bisedoni me persona të panjohur në rrugë, market etj… dhe fokusohuni tek aspektet pozitive të këtyre personave në vend të frikës nga mosbesimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020229816436768