INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshiron të bëhesh baba? 'Kura magjike' e ekspertëve ...

Dëshiron të bëhesh baba? 'Kura magjike' e ekspertëve ...

Publikuar më: 11:57 12-10-2018

Burrat që pinë dy filxhan kafe ose çaj në ditë kanë dy herë më shumë mundësi për të lënë partneren e tyre shtatzënë. Studimi i kryer nga ekspertët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sygjeron se burrat duhet të konsumojnë kafe për tu bërë baballarë. Rezultatet e studimit tregojnë se shkak për këtë mund të jenë efektet që ka kafeina te dy kimikatet, ATP (që siguron energji për të përzënë shumë procese në qelizat e gjalla) dhe GTP që ka të njëjtin funksion por më specifik (Përdoret si burim energjie për sintezën e proteinave dhe glikoneogjenezën) . Profesorja Sheena Lewis e Universitetit të Mbretëreshës në Belfast thotë se 'Kafeina ndalon dy kimikatet kryesore nga shkatërrimi. Kjo siguron më shumë energji për të lejuar që spermatozoidi të notojë më shpejt dhe më gjatë '. Studimi, i udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve të ‘Eunice Kennedy Shriver”, zbuloi gjithashtu se gratë që pinë alkool çdo ditë kishin 26 për qind më pak gjasa që të mbeteshin shtatzënë. Steriliteti prek një në gjashtë çifte dhe 40% e problemeve i atribuohen partnerit mashkull. Normat e lindjeve në Evropë tani janë vetëm 1.4 fëmijë për çift. 1-5 për qind e këtyre lindjeve ndihmohen nga teknologjia riprodhuese e asistuar (ART). Nisur nga kjo ekspertët po kryejnë studime për të kuptuar sterilitetin dhe përmirësimin e trajtimeve të infertilitetit. Gjatë dekadës së fundit Grupi për Hulumtime të Shëndetit Riprodhues është fokusuar në kryerjen e disa studimeve të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547