INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshira e një shqiptari për Vit të Ri…

Dëshira e një shqiptari për Vit të Ri…

Publikuar më: 16:24 03-01-2019

Nga Ida Nurce

 

Nuk mund ta fsheh dhe nuk do ta fsheh kurrë që Shqipëria është vendi që dua më shumë në botë.

Të jemi realistë është një nga vendet më të bukura, pavarësisht masakrave që i bën politika herë pas here. Është kjo e fundit, ajo që i fut hundët kurdoherë, përveç fundvitit.

Në këtë periudhë Shqipëria është vetëm në duart e shqiptarëve dhe duket kaq e bukur, kaq e ngohtë, kaq e ëmbël.

Dhe e dini pse e them këtë?

Ne stinën e festave të gjithë qytetet marrin një fytyrë tjetër. Shkëlqejnë nga dritat e shumta. Njerëzit janë më të qeshur se në çdo stinë. Janë më të lumtur, sepse po mbyllin një vit për t’u nisur drejt një udhëtimi që me shpresën e tyre të jetë më i bukur.

Por nuk është kjo një nga arsyet, që mua më duket shumë i bukur ky vend në dhjetor.

Arsyeja më e fortë është, se nëpër rrugë më ka ndodhur të shoh shumë njerëz me trastat e mbushura, që u drejtohen famijeve të varfëra. Shihja shumë qytetarë, që blinin ushqimet për të mbushur tryezat e veta dhe blinin edhe ca të tjera shtesë për njerëzit në nevojë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta në ajër kishte shumë ngrohtësi. Një ngrohtësi nga ajo që ta fal vetëm dashuria.

Ndërimin e viteve e festuan të gjithë. Ata që kanë dhe ata që nuk kanë. Dhe kjo jo për politikë, po për njerzillëk.

Të mjaftojnë këto gjeste që të kuptosh sa zemërmirë dhe bujarë janë shqiptarët, kur zhvishen nga politika e qelbur. Siç kanë qenë kahera.

Kështu do e doja çdo ditë të çdo viti, pa politikë dhe plot qytetari e do i jetoja tre jetë këtu.

Madje kjo është dëshira ime që kam për babagjyshin “Na e largo politikën!”

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205