INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deri më 2022, Ferrari do të lansoje edhe 15 modele – shumica prej të cilave hibride

Deri më 2022, Ferrari do të lansoje edhe 15 modele – shumica prej të cilave hibride

Publikuar më: 19:01 20-09-2018

Pas mbledhjes së zyrtarëve të lartë nga Ferrari dhe disa investitorëve, është bërë e ditur se deri më 2022, kjo kompani do të shtojë edhe 15 modele të reja, nën udhëheqjen e Louis Carey Camilleri.

Automotive News raporton se 60 për qind e këtyre makinave me teknologji të lartë, do të jenë hibride. Mirëpo, nuk dihet nëse edhe SUV-i pasi nga Ferrari, do të jetë hibrid, apo kurrë saktësisht do të lansohet.

Ata që i duan makinat me djegie të brendshme, nuk kanë nevojë të mërziten sepse ende ka të tilla sikur Monza SP1 dhe SP2, që u prezantuan këto ditë në një ceremoni private. Detajet dhe çmimet ende nuk janë bërë të ditura, pasi janë rezervuar për Paris Motor Show.

Instagram Banner

Deri më tani, është thënë se këto makina që do të prodhohen brenda katër vitesh, do ta dyfishojnë profitin e Ferrarit prej një miliard në dy miliardë. Prodhimi i makinës së parë SUV, pritet të ketë ndikim të madh në kët aspekt.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998