INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Klevis Balliu flet për situatën në PD, të larguarit dhe mundësinë e bashkëpunimit me LSI

Deputeti Klevis Balliu flet për situatën në PD, të larguarit dhe mundësinë e bashkëpunimit me LSI

Publikuar më: 15:27 11-08-2017

Lulzim Basha vendosi të largojë të ashtuquajturën “garda e vjetër”, e pjesë e listave për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit u bënë shumë të rinj. Një prej tyre është dhe Klevis Balliu, i cili në fillim të shtatorit do të bëjë betimin në parlament. Në një intervistë për IN Tv Klevis Balliu flet për situatën e brendshme në partinë demokratike por dhe mundësinë e bashkëpunimeve me forcat e tjera opozitare. Duke theksuar se duhet një analizë e thellë e humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit Balliu thotë se shkaqet e humbjes janë disa, por e vë theksin tek vjedhja e votës nga qeveria Rama.
Përballja politike me Edi Ramën ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha forcave politike në opozitë, ndaj Balliu thotë se PD është e prirur të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Situata e brendshme në selinë blu është e tensionuar pas mospërfshirjes në lista të disa figurave kryesore të saj, por Klevis Balliu ka një mesazh për ta.
Klevis Balliu:
“PD derën e ka të hapur, por të respektohet linja e partisë”.
Klevis balliu është një nga deputetët me moshë të re në parlament, por si e pret ai uljen në një rresht me deputetë që kanë bërë histori në vend, siç është Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926