INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD sfidon Kryeministrin Edi Rama [FOTO]

Deputeti i PD sfidon Kryeministrin Edi Rama [FOTO]

Publikuar më: 16:37 16-10-2017

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH ka ndezur një debat të gjerë politik dhe publik. Por deputeti demokrat Agron Shehaj ka lëshuar sfidën për kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në facebook, Shehaj thotë se pas këtij vendimi do të ketë një impakt tejet negativ për biznesin e vogël, që mund të shkojë deri në mbylljen e tyre. Për të gjitha ata që mendojnë ndryshe, Agron Shehaj i sfidon me debat publik për të diskutuar mbi pasojat që do të kishte një ligj i tillë.
Agron Shehaj:
“Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:
1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.
2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes se çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencën e bizneseve të mëdha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.
3) ‎rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.
Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta.
Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji.
#flasimhapur #ramaperoscar #nenukjeminjesoj

agron_shehaj.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040488243103027