INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i LSI i kthehet ashpër Ramës: Nëse ke guxim thuaj mirëmëngjesi fëmijëve të Bulqizës që kanë mbetur jetim

Deputeti i LSI i kthehet ashpër Ramës: Nëse ke guxim thuaj mirëmëngjesi fëmijëve të Bulqizës që kanë mbetur jetim

Publikuar më: 11:32 01-06-2018

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për të gjithë prindërit për ditën e fëmijëve.

dfas.PNG

Ka mjaftuar kaq që deputeti i LSI, Përparim Spahiu të reagoj ashpër ndaj kryeministrit.

Spahiu i drejtohet Ramës me fjalët që sot ai duhet ti urojë mirëmëngjesi fëmijëve të Bulzqisës që kanë mbetur jetim.

“Sot, Ti mjeshtri i "Mirëmëngjeseve" doja t'ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirëmëngjeseve" doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i "Mirëmëngjeseve" doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit...!!!

Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon..!!!” shkruan Spahiu.

k.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426