INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetet e LSI-së me parulla “Rama dick”, por si e mbron Spiropali

Deputetet e LSI-së me parulla “Rama dick”, por si e mbron Spiropali

Publikuar më: 13:01 12-04-2018

Gjatë tensionit dhe kaosit në Kuvend, përveç ujit, miellit kanë tërhequr vëmendje edhe  parullat që deputetet e LSI-së kanë shpalosur.

Në pankartat e vogla ata e kanë cilësuar kryeministrin “dick”, në përgjigje të fyerjes sipas tyre, që Rama u bëri gjithë shqiptarëve, duke i krahasuar më organin gjenital mashkullor.

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali e ka quajtur të turpshëm një reagim të tillë, duke thënë se kjo nuk i ka hije grave dhe femrave në Kuvend që janë aty për të përfaqësuar interesin e popullit dhe jo urdhrat e kryetarëve të partive.

“Një grusht deputetësh, gra dhe burra të frikësuar dhe të mbledhur rreth foltores së Kuvendit si në një mejhane për ti ngulur edhe njëherë thikën Shqipërisë për fatet e vendit. Turp dhe neveri kemi ndjerë si gra të ulura në atë Kuvend për gjuhën e turpshme të kryera nga disa vajza dhe gra të keqpërdorura nga LSI dhe PD”- tha Spiropali në një deklaratë për mediat, jashtë sallës se Kuvendit, ndërkohë që seanca kishte mbaruar.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047