INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deportohen 2 shqiptarë nga Italia. 100 individë të lidhur me qarqet ekstremiste u dëbuan këtë vit

Deportohen 2 shqiptarë nga Italia. 100 individë të lidhur me qarqet ekstremiste u dëbuan këtë vit

Publikuar më: 17:47 06-12-2017

Dy shtetas shqiptarë që jetonin në Puglia u deportuan të mërkurën në Shqipëri për arsye të sigurisë shtetërore, njoftoi ministria e brendshme. Dëbimi i shqiptarëve e çon në 100 numrin e njerëzve të dëbuar këtë vit si të dyshuar për pjesëmarrje në qarqet fetare ekstremiste. 232 është numri i personave të dëbuar që nga fillimi i vitit 2015. Ata janë shoqëruar të gjithë në vendet e origjinës. Një nga shqiptarët, një banor 24-vjeçar banues në Fucera pranë Foggia, u kap nga radari i policisë gjatë një hetimi për luftëtarët e huaj të Shtetit Islamik. Ai thuhet se është i lidhur ngushtë me një bashkë-shtetas, i cili po ndihmonte dhe nxiste imigracionin e paligjshëm, dhe gjithashtu dyshohet se ishte pjesë e një grup selefist të cilit i përkisnin edhe dy vëllezër shqiptarë të cilët u deportuan korrikun e kaluar. 24-vjeçari u zbulua se kishte përhapur propagandën e xhihadit në faqen e tij në Facebook. Shqiptari tjetër i dëbuar , një 23-vjeçar rezulton se kishte lidhje me një bandë kriminale shqiptare, që ishte përfshirë në trafikimin e njerëzve në Foggia. Ai kishte postuar një foto teksa mbante në duar një armë në Facebook. Të të rinjtë u dëbuan nga Bari në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771