INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denonconi bulizmin ‘U Report’, platforma më e re për të rinjtë [VIDEO]

Denonconi bulizmin ‘U Report’, platforma më e re për të rinjtë [VIDEO]

Publikuar më: 16:58 16-05-2018

‘Është ushtruar bullizëm, nuk kisha çfarë ti bëja shoqes sime. Nëse nuk do ndërhynte familja dhe psikologët ajo do kish kaluar në depresion’. 
 
Kjo adoleshente ka qënë dëshmitare e një rasti bulizmi, fenomen i cili po merr përmasa të frikshme në shkolla. Disa të dhëna të fundit flasin se bulizëm kanë raportuar gati 9. 7 % e të të rinjve në moshë shkollore, ku më shumë 45% janë dhunuar psikologjikisht, 33% fizikisht dhe 37% verbalisht.
Por ku mund të drejtohen këta të rinj për të denocuar këto raste si ky apo të natyrave ngjashme në mënyrë që t’i jepet zgjidhje? ‘U Report’ është platforma më e re në Shqipëri e cila do t’ju mundësojë të rinjve të moshës nga 16-24 vjeç të bëhen pjesë e saj nën moton ’Është koha të dëgjohet zëri yt’. Kjo platformë e prezantuar sot është bashkëpunim i Shërbimit Kombëtar Rinor, UNICEF dhe Ministrisë së Arsimit 
 
Zv/ministri i Arsimit Shpati Kolgega: ‘Ne jemi duke hatuar disa politika për të rinjtë e Shqipërisë, siç është projektligji për rininë, që del për herë të parë në Shqipëri, kështu që kjo platformë do të shërbejë, që ne të fusim të gjithë të rinjtë në proçesin e vendimmarrjes dhe proçesin e marrjes së vendimeve. Ne kemi nevojë që ato problematika të na adresohen direkt nga të rinjtë’. 
 
‘'Gjëja e mirë që jep ‘U Report’ është se mbetesh anonim nuk të cënohet e drejta’'  pohon një nga të rejat e përfshira në këtë aktivitet.
 
Edhe përfaqësues të UNICEF kanë kërkuar përfshirjen e sa më shumë të rinjve për të denoncuar problemet ku atyre ju garantohet ruajtja e anonimatit. Shumë të rinj përqafuan platformën “U Report’’ që në ditën e parë të nisjes, mes tyre dhe persona me aftësi të kufizuara.
 
‘Bëj apel, kërkoj më tepër të drejta për fëmijët me aftësi të kufizuara’ thotë një nga të rinjtë që i përket kësaj kategorie.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038328170776367