INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i Bashës: Qeveria shpenzoi 32.5 mln euro për avion, ja sa kushton zyra e Ramës [VIDEO]

Denoncimi i Bashës: Qeveria shpenzoi 32.5 mln euro për avion, ja sa kushton zyra e Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 30-08-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, thekson se shqiptarët sot janë më të varfër, pasi janë vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij oligarke.

Sipas Bashës, “miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme”.

“Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e kreut të PD.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666