INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtohet rëndë boksieri George Groves, kalon momente të frikshme në ring [FOTO]

Dëmtohet rëndë boksieri George Groves, kalon momente të frikshme në ring [FOTO]

Publikuar më: 22:23 19-02-2018

Boksieri Georege Groves, gjatë ndeshjes së tij kundër Chris Eubank Jr, ka pësuar një dëmtim të rëndë në shpatull. Në momentin që boksieri u mundua të godiste kundërshtarin, nuk ka mundur ta bënte pasi nga forca e madhe e grushtit, shpatulla e boksierit është zhvendosur nga vendi.

Ky ishte një moment torturues për 29-vjeçarin, por edhe pas dëmtimit boksieri nuk është dorëzuar duke u ndeshur vetëm me dorën e tij të djathtë. Me afrimin e ziles që mbylli ndeshjen, Groves u duk i patrazuar teksa përpiqej të lëvizte krahun e tij.

Edhe pse i dëmtuar rëndë Groves arriti ta fitoj këtë ndeshje dhe me ndihmën e trajnereve te tij u transportua për në spital. Ai u shpreh për BBC që do të bënte të pamundurën për tu rikuperuar sa më shpejt dhe për tu rikthyer në përballjet e rradhës.

3436d116-a61c-458f-8132-061ee4b63b69.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697