INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demi rrëshket sërish nga shinat. Ndërpret kontaktet me familjarët dhe miqtë e ngushtë dhe pushon nga puna të gjithë bashkëpunëtorët e saj

Demi rrëshket sërish nga shinat. Ndërpret kontaktet me familjarët dhe miqtë e ngushtë dhe pushon nga puna të gjithë bashkëpunëtorët e saj

Publikuar më: 16:32 13-07-2018

Demi Lovato vazhdon të ndërpresë kontaktet me rrethin e miqve të saj më të afërt.

Vetëm disa javë pas rrëfimit se ajo i është rikthyer drogërave dhe alkoolit 25 vjeçarja shkarkoi ekipin e saj të blogut online dhe e mbylli faqen e saj!

Faqja e saj personale, DemiLovato.com u mbyll për disa kohë.

"Demi ka dalë fare nga shinat," ka thënë një burim për mediat amerikane.

Gjithashtu ajo ka ndërprerë kontaktet me të gjithë miqtë e saj nga qendra e rehabilitimit dhe me partnerin e saj të qendrës së rehabilitimit Mike Bayer.

“Ajo ka ndërprerë tërësisht kontaktet me familjarët e saj, me miqtë. Gjithashtu ka pushuar nga puna njerëzit me të cilët ajo ka punuar gjatë gjithë jetës.

Pasi sapo përfundoi turneun e saj botëror, Lovato, e cila krenohej me të qenit një model i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë fansat që përballeshin me të njëjtat vështirësi si ajo në luftën kundër zbuzimit me alkoolin, vazhdon ende të promovojë në rrjetet sociale hitin e saj më të fundit “Sober”.

Por me sa duket këngëtarja është totalisht në kontraditë me vetveten sepse ajo i është rikthyer abuzimit me drogëra dhe alkool.
Shpresojmë që kjo të jetë vetëm një fazë e shkurtër dhe Demi t’i rikthehet jetës normale e të shëndetshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812