INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëmet nga moti i keq në të gjithë vendin...[VIDEO]

Publikuar më: 12:20 14-02-2018

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Po në zonat veri-lindore situata paraqitet më problematike për faktin se ka rënë dhe dëborë dhe në zona të ulta 400 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa në zona të tjera ka dominuar shiu.
Në veri të vendit kryesisht në rrugën e Kombit në segmentet Milot-Tuneli i Thirrës dhe në Tuneli i Thirrës-Morinë janë bllokuar dhe rrugët e për ti pastruar ato kanë ndihmuar mjetet borëpastruese. E rënduar ka qënë situata dhe në qarqe të tjera ku veç vështirësive në qarkullim ka patur dhe probleme me energjinë elektrike.

Qarku Shkodër

Në qarkun e Shkodrës rruga që të çon në Theth është bllokuar po kështu dhe aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi. Në këto zona dëbora ka kaluar 30 centimetrat.  
Probleme janë shënuar dhe në aksi rrugor rural Selcë-Vermosh ku kalohet vetëm me zinxhirë.
Edhe në aksin rrugor nacional Pukë-Fushë Arrëz, ka rrezik që makinat të rrëshqasin nga ngricat. Po kështu dhe në aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, pasi ka rreth 20 cm dëborë.

Qarku Kukës

Edhe në Qarkun e Kukësit ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta nga verilindja. Akset rrugore nacionale, që përshkojnë qarkun janë nën prezencën e borës dhe efektin  e rënies së gurëve e dherave prej skarpateve. E për të hapur rrugët kanë punuar 16 borëpastruese duke bërë që Rruga e Kombit të jetë e kalueshme me zinxhirë. Të bllokuara janë vetëm disa fshatra të thellë.


Qarku Dibër

Ndërsa në Qarkun Dibër dëbora në disa zona ka arritur deri në 40 cm.
Po për fat në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë të qarkullueshme.
Problemet më të mëdha janë shfaqur në segmentin e aksit rrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh dhe tek disa rrugë rurale. Në aksin rrugor nacional Trebisht-Doganë si pasojë e rënies së inerteve janë bllukua disa pjesë të rrugës.


Qarku Elbasan

Në qarkun e Elbasanit vetëm aksi rrugor Librazhd-Steblevë, është i bllokuar nga dëbora me trashësi rreth 50 cm.
Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor nacional Përrenjas-Qafë Thanë bëhet me zinxhirë. Një problem që është shfaqur në zona të thella të qarkut është dhe ndërpreja e energjisë për 20 mijë famije.


Qarku Korçë

Më shumë vështirësi për automjetet në qarkun e Korçës ka patur në rrugën Pogradec-Qafë Thanë dhe policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve, që të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Më shumë probleme janë shfaqur në zonat e thella të qarkut si në Dardhë, Voskopojë, Velçan, Trebinjë, ku dëbora ka arritur deri në 50 cm. Në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Qarku Tiranë

Në qarkun e Tiranës vetëm në Qafë Priskë ka rënë dëborë dhe për pasojë janë bllokuar 4 furgona dhe 5 autovetura. Bashkia Tiranë ka reaguar menjëherë dhe ka marrë masat duke dërguar forca dhe mjete.

Po gjithësesi të paktën dhe për dy ditë parashikimet flasin se moti do të jetë në këto parametra. Ndaj ekspertë këshillojnë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0055930614471436