INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëmet nga aksidentet! Kompanitë e sigurimeve si paguajnë, vjen zgjidhja[VIDEO]

Publikuar më: 10:42 14-11-2018

Shumë kompani sigurimesh nuk paguajnë dëmet nga aksidentet dhe shumë qytetarë kanë mbetur pa u kompensuar. Po zgjidhja po vjen! Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një fond shtesë për kompensimin, që do të shkojë për pagesën e dëmeve të papaguara nga kompanitë e sigurimit. Bëhet fjalë për dëmshpërblimet e prapambetura. Pra për ata drejtues makinash që janë dëmtuar deri në dhjetor të vitit 2013.

AMF nënvizon se kjo shtesë është në masën 274 milionë lekë dhe ka ardhur si rezultat i kërkesës së bërë nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.
Pagesa e dëmeve do të nisë që këtë vit dhe pritet që vijojë dhe gjatë 2019. Kjo nuk është hera e parë që AMF miraton një shtesë në Fondin e Kompensimit lidhur me pagesën e dëmeve të prapambetura. Gjatë muajit gusht ky autoritet miratoi një shtesë 181 milionë lekë për dëme që i përkisnin periudhës 1 janar 2014. 
Shtesat e bëra përgjatë këtij vitit i bashkohen Fondit fillestar të miratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678