INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dëmet e motit të keq në rrethe[VIDEO]

Publikuar më: 11:50 30-11-2017

I gjithë vendi është përfshirë nga rreshje të dendura të shiut dhe pasojat në qarqe të ndryshme janë të mëdha.

Durrës
Në qytetin e Durrësit rreshjet e shiut janë shoqëruar dhe me erë të fortë aq sa ka krijuar probleme jo vetëm në qytet, por dhe në port, ku dallgët kanë kaluar 6 ballët. Kapiteneria ka vendosur të pezullojë aktivitetin e ngarkim-shkarkimit të mallrave. Edhe anijet priten të ankorohen me të paktën 6 orë vonesë. Është urdhëruar dhe pezullimi i anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm, si dhe peshkimi.

Sarandë

Edhe në Sarandë janë shfaqur probleme. Dalja në det është e ndaluar e deri më tani është aktive vetëm linja e Korfuzit, ndërsa tjerat janë pezulluar. 

Vlorë

Në Vlorë situata e moti është problematike shiu nuk është ndalur dhe era e fortë gjithashtu. Për këtë arsye janë pezulluar dhe lëvizjet e trageteve dhe anijeve.

Fier
Fieri është një nga qytete që është rrezikuar më tepër nga përmbytjet ndër vite. Edhe sot situata s’është aspak e mirë dhe për këtë arsye Shtabi i Emergjencave Civile po mban në vëzhgim zonat rreth lumenjve Seman dhe Vjosë.

Shkodër
Nga përmbytjet është prekur dhe Shkodra, ku janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore. Në disa fshatra mes Shkodrës dhe Velipojës është ndërperë dhe energjia elektrike. Mësohet se lumi Kir ka rritur ndjeshëm prurjet.

Kukës

Në Kukës moti i keq ka ndikuar dhe në furnizimin me energji të një pjesë të madhe të banorëve të zonave të thella të qarkut. Veç rreshjeve të dendura dhe era është e fortë deri në 12 metër për sekondë.

Article Logic
Execution time: 0.0034527778625488