INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi i zgjedhjeve. Basha: “ Të largohet nga qeveria kapobanda i krimit Edi Rama”

Dekriminalizimi i zgjedhjeve. Basha: “ Të largohet nga qeveria kapobanda i krimit Edi Rama”

Publikuar më: 10:10 14-10-2017

“Nuk luftohet mafia nga padrino, nga kumbari”. Kjo është deklarata e kreut të opozitës Lulzim Basha i cili tha se lufta ndaj krimit duhet të filloi nga kupola politike e përfshirë në krim. Duke kërkuar ngritjen e institucioneve për dekriminalizimin e vendit, Basha deklaroi se hapi i pari është goditja e kupolës kriminale politike. Sipas tij stumullari i krimit është kryeministri, i cili i ka graduar këta kriminelë duke u dhënë edhe pozicione. Duke e konsideruar administratën si bandë, lideri i PD e etiketoi Ramën si, kapo bandë ndërsa tha se situata ndryshon vetëm nëse largohet Edi Rama nga qeveria. Sipas tij, largimi i Ramës është një kërkesë imediate. "Shteti nuk përballet me krimin, duhet të përballet me kupolën, duhet të realizohet një goditje vdekjeprurëse ndaj kupolës politike fillimisht. Strumullari i krimit është kryeministri, i cili i ka graduar këta kriminelë në pozicione.
“Reforma zgjedhore në këndvështrimin tonë ka në thelb dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe kryesore është votimi elektronik. Ky do të jetë hapi i parë, por jo i vetmi”-tha Basha. “Më pas, ne do të kërkojmë ngritjen e institucioneve për dekriminalizimin e zgjedhjeve; nuk mjafton ligji i dekriminalizimit, që të mos kemi drejtues me rekorde kriminale në qeverisje, por ne kërkojmë një proces që dekriminalizon gjithë procesin zgjedhor, kriminelët të gjenden paraligjit nëse cenojnë procesin zgjedhor. Ajo që duhet të ndodhë është goditja e kupolës politike –kriminale”-komentoi lideri demokrat. Ai tha se ngritja e nivelit të krimit të organizuar me klane dhe familje mafioze është produkt i lidhjes së politikës me të. “Edi Rama ka shkëmbyer favore me të: ata i shërbyen në zgjedhje, Rama u ka dhënë favore: tendera, liri nga ndjekja penale. Pra, hapi i parë është që nga krimi i organizuar kemi një sistem mafioz. Sistem mafioz do të thotë të kesh njeriun tënd në Tiranë, “të madhin”, që të jep mbështetje. Pra, kupola politike e krimit duhet goditur dhe pa u goditur kjo, nuk vazhdohet. Të godasim kupolën kriminale në politikë. Duhet shpërbërë lidhja midis krimit me politikën. Kupola kriminale fillon me kupolën kriminale në krye të shtetit. Që të kthehet në mafie do të thotë që të kesh mbështetje në qeveri. Kartelë politiko-kriminale, pa goditur këtë, nuk ka për të ndodhur asgjë, mund të bëhen strategji sa të doni, po ato në fakt po kthehen në mbrojtje të drejtuesve të krimit.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0039689540863
    array(1) { ["section"]=> string(92) "dekriminalizimi-i-zgjedhjeve-basha-te-largohet-nga-qeveria-kapobanda-i-krimit-edi-rama-38967" }