INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekretimi i Cakajt ende në pikëpyetje, Meta: Pres përgjigjet e institucioneve [VIDEO]

Dekretimi i Cakajt ende në pikëpyetje, Meta: Pres përgjigjet e institucioneve [VIDEO]

Publikuar më: 13:53 09-01-2019

Figura e Gent Cakajt për ministër të Jashtëm ende nuk e ka bindur Presidentin Ilir Meta. Kreu u shtetit nuk e ka marrë një vendim për të dekretuar shkkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit dhe zëvendësimin e tij me Gent Cakajn. E mesa duket Meta kalon kandidatët nëpër shumë filtra. Nga Kavaja, Presidentit ka deklarur se është ende në pritje të përgjigjeve të institucioneve për të vlerësuar më pas figurën e Gent Cakajt për kryesimin e diplomacisë shqiptare.

“Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar”, ka thënë ai. 

Por cilat janë pikëpyetjet e Presidentit rreth figurës së Cakajt? “Të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, ka theksuar Presidenti. 

Kreu i shtetit ishte në Kavajë për sesionin e parë vjetor për dhurimin e gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0032038688659668