INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaroi se kurrë nuk do bëntë bashkëpunim me këta repera, por Stresi habit në deklaratën për ta: Reperë pa karakter, por…

Deklaroi se kurrë nuk do bëntë bashkëpunim me këta repera, por Stresi habit në deklaratën për ta: Reperë pa karakter, por…

Publikuar më: 11:26 03-10-2018

Stresi nuk ka marrëdhënie të mira me dy reperat e tjerë, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Këngëtari shqiptar ka deklaruar edhe në publik se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me reperat e labelit ‘Pint’. Pak kohë më parë, Stresi u shfaq në një koncert të Mc Kreshës dhe Lyrical Son dhe kjo ngriti dyshime për një pajtim të mundshëm mes tyre. Por në fakt duket se e vërteta është ndryshe. Në një intervistë për ‘Seven Bizz’, Stresi ka treguar se është gjendur fare rastësisht në ‘club’-in në të cilin performonin dy reperët e tjerë.

Gjithsesi edhe në momentin që e ka kuptuar se ishin Mc kresha Dhe Lyrical Son, Stresi nuk është revoltuar përkundrazi ka kërcyer me këngët e tyre. “Ata kënduan dhe unë kërceva me këngët e tyre. Realiteti shqiptar është i keq ti mund ta kesh rival, por nëse një reper i ka këngët hit i ka dhe kaq. Nuk duhet t’i kritikosh njerëzit. Ka shumë repera që janë pa karakter, por kanë këngë të mira”, – ka thënë ai. Gjithashtu Stresi ka thënë për të disatën herë se reperat në Shqipëri janë shumë fals dhe ka ngelur vetëm një pjesë shumë e vogël që janë 100% të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879