INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e ministrit, rrugët vrasin më shumë se kriminelët

Deklaratë e fortë e ministrit, rrugët vrasin më shumë se kriminelët

Publikuar më: 09:02 12-09-2019

Edhe pse në 8 vitet e fundit ka një ulje të vdekjeve nga aksidentet rrugore jemi shteti i parë në rajon për numër të lartë. Vdekjet nga aksidentet rrugore nga 353 në vitin 2010 kanë zbritur në 213 në vitin 2018. Të dhënat u bënë publike nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi me ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme. Ai shton se aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët.

“Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.
Për këtë qëllim, prita me kënaqësi sot ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.
Këta fëmijë janë një model i bukur angazhimi në shërbim të sigurisë në rrugë dhe e ardhmja e tyre është një thirrje e fortë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor,” tha Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346